Biznesi: Taksa progresive, jemi te shqetesuar
Taksa e sheshte ka qene nje nder motivet kryesore qe ka nxitur bizneset e huaja te vijne ne Shqiperi dhe ne kuadrin e krizes nderkombetare, sipermarresit ekzistues e kane pare edhe si stimul te vazhdimesise ne vendin tone. Pohimi eshte bere gjate nje bashkebisedimi qe u zhvillua dje ne mjediset e nje fabrike private ne Tirane mes kryeministrit Sali Berisha dhe rreth 150 perfaqesuesve te bizneseve te huaja qe operojne ne Shqiperi. Biseda e gjate u perqendrua kryesisht mbi reformen fiskale dhe klimen per biznes dhe investime.
Sa i perket takses progresive, qendrimi qe biznesmenete e huaj i shprehen direkt z.Berisha, ishte: “Nje nga reformat tuaja qe ishte shume e suksesshme ishte futja e takses se sheshte 10 per qind dhe eshte nje nga arsyet pse shume prej investimeve ketu jane te suksesshem, eshte nje nga arsyet pse shume prej kompanive vijne ketu”. Duke pohuar se tashme ka nje debat qe behet mbi taksimin, sipermarresit e huaj kerkuan te dinin nese qeveria e drejtuar nga Berisha, do te shkoje drejt taksimit progresiv apo jo.
Ky shqetesim, u pasua nga deklarimi i z.Berisha se qeveria shqiptare ka qene, eshte dhe do te mbetet qeveri e taksave te uleta. “Une kam bindjen me te thelle se parate ne konton e biznesmeneve jane shume me te vlefshme per shoqerine, se sa parate ne konton publike”, - tha z.Berisha dhe shtoi: “Bazuar ne kete parim nuk do te kete ne menyre absolute rritje te taksave. Ju jeni deshmitar se une i kam rezistuar cdo lloj presioni ne kete drejtim nga kushdo qofte”. Berisha theksoi se Shqiperia ka pasur avantazhin e saj me te madh ne vendosjen e takses se sheshte dhe uljen e taksave. Kurse shtoi: “Ju siguroj se asnjehere ose ne menyre te perditshme mendoj se cfare te ulim me shume dhe asnjehere se cfare te rrisim me shume”. Per z.Berisha, kjo politike ka pasur rezultate te shkelqyera: “Nga viti 2006 e deri me sot, ne kemi inkasuar ne arken publike 9,2 miliarde dollare me shume sesa e njejta periudhe ne vitin kulmor para nesh. Dhe keto te ardhura bene te mundur nje sipermarrje shume te gjere transformuese te infrastruktures ne Shqiperi, per te cilen ju jeni deshmitare”.
Duke folur per faktin se eshte hequr taksa mbi kapitalin, Berisha pranoi se parashikohet qe te kete nje deficit ne buxhet kete vit, por shprehu bindjen se kjo do te shoqerohet ne periudhen e metejshme me nje rigjallerim te ri te biznesit. “Taksa progresive, e cila qarkullon sot si version eshte nje gabim shume i madh, sepse ne qofte se ka nje vend qe e ka pesuar ne menyren me klasike, nga taksa progresive, eshte Shqiperia”, - tha Berisha, duke vazhduar: “Taksa progresive do te kulmonte informalitetin dhe do te ishte mesazhi me i gabuar qe ne ju jepnim investitoreve te huaj nga mbare bota”. Por gjithashtu per z.Berisha, taksa progresive do te ishte dhe nje akt pabesie ndaj biznesit, “sepse ju erdhet me mendimin se do te kishte nje kuader ligjor miqesor ndaj jush, ju e dinit qe ne Shqiperi do te perballeshit me veshtiresi te shumellojta por ju kishit nje avantazh qe ishte taksa e sheshte”. Pra, te gjithe keto dhe taksa progresive, - vazhdoi z.Berisha, - do te ishte nje goditje shkaterrimtare per procesin e punesimit te qytetareve shqiptare. Ne kete pike ai shprehu bindjen se “shqiptaret do te thone fjalen e tyre te vendosur kunder kesaj takse”.