E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat e përdorura, pergjysmohen taksat Eva Gjura

Te gjitha makinave te perdorura, do t’u pergjysmohen taksat. Kjo kerkese i eshte bere dje ministrit Olldashi nga kryeministri Berisha, i cili ka kerkuar qe ne bashkepunim me ministrine e financave te pergatise aktin ligjor per pergjysmimin e takses per makinat e perdorura. Sipas kryeministrit, ky eshte shqetesim i shprehur nga shume qytetare, por qe njekohesisht i jep zgjidhje nje padrejtesie, qe penalizon ata qe nuk e kane mundesine e pasjes se nje makine te re. “Zoti minister i Puneve Publike dhe Transportit, bashke me ministrine e Financave, duhet te sillni ne qeveri aktin per pergjysmimin e takses se makinave te perdorura, pasi eshte krijuar nje problem serioz nga perpjekja qe ne beme. Ju garantoj se kam shqyrtuar te gjitha taksat e vendeve te tjera dhe nuk kam gjetur te behet nje pabarazi e tilles as ne vendet e Bashkimit Evropian dhe as ne vende te tjera”, eshte shprehur kryeministri. Me tej ai ka sqaruar se, taksa e makinave te perdorura do te pergjysmohet. “Sic jane futur koeficientet, do te pjesetohen per dy. Mjedisi mbrohet nga karburanti dhe ne kemi ndaluar D2, pra, jemi vend qe nuk djegim D2. Ne i tejkalojme edhe normat evropiane, kemi nje mani te vrapojne e t’u dalim objektivave qe Bashkimi Evropian do t’i arrije pas 10 vitesh. Ndalimi i D2 eshte nje vendim shume i mire, por nuk mund te penalizojme qytetaret, sepse del qe ai qe ka ndihmohet dhe ai qe nuk ka ndeshkohet. Kjo nuk mund te pranohet”, ka theksuar kreu i qeverise. Kjo eshte hera e dyte qe qeveria merr nje vendim te tille, duke iu ardhur ne ndihme poseduesve te makinave te perdorura. Ne 2011 qeveria miratoi vendim ku u hoqi makinave taksen e importit dhe shitjes brenda vendit. U hoq taksa e regjistrimit te pervitshem. Kjo takse, paguhej nje here ne vit dhe kushtonte 2 400 leke. Me miratimi e paketes se re fiskale, kjo takse u be zero. Aktualisht taksa e re e makinave te perdorura paguhet nje here ne vit dhe llogaritet me formulen qe penalizon makinat e vjetra dhe me nafte. Formula eshte: Cilindrata ne cm3 x koeficienti sipas vjetersise x taksa fikse per llojin e karburantit. Taksa fikse per llojin e karburantit eshte 20 per benzinen dhe 25 per naften. Koeficienti per vjetersine aplikohet pas vitit te trete dhe fillon me 1.18. Koeficient shtohet me 0.01 deri ne vitin e 10-te dhe me 0.04 pas vitit te 10-te te prodhimit te mjetit.

Nafta D2

Mjedisi mbrohet nga karburanti dhe ne kemi ndaluar D2, pra, jemi vend qe nuk djegim D2. Ne i tejkalojme edhe normat evropiane, kemi nje mani te vrapojne e t’u dalim objektivave qe Bashkimi Evropian do t’i arrije pas 10 vitesh. Ndalimi i D2 eshte nje vendim shume i mire, por nuk mund te penalizojme qytetaret, sepse del qe ai qe ka, ndihmohet dhe ai qe nuk ka, ndeshkohet. Kjo nuk mund te pranohet.

Taksa per makinat e perdorura

Taksa vjetore e mjeteve te perdorura. Kjo takse llogaritet me formulen: Cilindrata ne cm3 x koeficienti sipas vjetersise x taksa fikse per llojin e karburantit. Taksa fikse per llojin e karburantit eshte 25 leke per naften dhe 20 leke per benzinen. Koeficientet per vjetersise, per tre vitet e para, jane 0. Pas vitit te trete fillon me 0.18 dhe shtohet me 0.01 per cdo vit vjetersi. Ne rastin tone do te kishim 2200 (cilindrata) x 25 (taksa per naften) x 0.32 (koeficienti per 11 vite vjetersi). Ne total do te paguaje 17600 leke ne vit.

Sa kushton sot

Nje person importon sot nje makine me nafte, viti i prodhimit 2000, me kubature 2200 kubike. Aktualisht, per importin e kesaj makine, ai duhet te paguaje taksen e makinave te perdorura. Kjo takse llogaritet duke shumezuar cilindraten me taksen fikse te naftes ose benzines (respektivisht 25 dhe 20) dhe me koeficientin e vjetersise, (0.5 per cdo vit nga data e prodhimit). Ne rastin tone, do te kishin 2200 (cilindrata) x 25 (taksa per naften) x 5.5 (koeficienti per 11 vite vjetersi). Ne total, personi do te paguante 302500 leke, si taksa te makines se perdorur ne import. Nga ana tjeter, ky person do te paguante 2400 leke ne vit si takse regjistrimi dhe 10 mije leke ne vit si takse qarkullimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›