E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi ankesa per energjine kontrate te re me OSSH

Ne nje reagim te sajin Konfederata e Industrise shprehet se perballe kesaj situate do te kerkohet ndryshimi dhe permiresimi i termave ligjore te kontrates tip se furnizimit me energji elektrike CEZ Shperndarje-Biznes sipas standardeve te vendeve te BE.

Ne te njejtin shembull dhe ne vazhdim mund dhe duhet te permiresohet edhe kontrata tip ndermjet CEZ Shperndarja-Individ/Qytetar. Konfindustria per sa me siper i ka derguar disa dite perpara kerkese zyrtare Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe Entit Rregullator te Energjise Elektrike si institucionet pergjegjese te fushes te ngarkuara me ligj theksoi Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrise.

Bizneset shprehen se pavaresisht se ka permiresime te furnizimit me energji elektrike ne tre vitet e fundit problem mbetet cilesia e furnizimit nivelin dhe luhatjet e tensionit - nderprerjet e shpeshta dhe te papritura etj. Te gjitha keto probleme shkaktojne tek bizneset kosto shtese financiare prej dhjetera milion euro-sh vjetore per industrite vendore me pasoja te renda per aktivitetin.

Permiresimi i kontrates duhet detyrimisht te shkoj ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite/bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit me energji elektrike drejt dhenesit te furnizimit ne kete rast CEZ Shperndarja e pamundur praktikisht mbeshtetur ne termat ligjore te kontrates se tashme thekson Konfindustria.

2010-10-17 1244

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›