E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kriza ekonomike ne vend ekziston vetem ne mendjen e lidershipit te opozites

Kryeministri Mazhoranca solide

Berisha feston ditelindjen mbush 66 vjec

Tirane 16 tetor NOA - KryeministriSali Berisha vizitoi sot paradite Panairin NderkombetarVjeshte 2010 organizuar me pjesemarrjen e gjere te firmave shqiptare dhe atyre evropiane eboterore te cilat operojne ne sektore te tille si ai i ndertimit energjise industrise artizanatit etj.

Pasi pershendeti sipermarresit shqiptare shefi ekzekutivit theksoi se eshte pikerisht aftesia dhe kurajo e biznesmeneve bashke me reformat e qeverise qe kane bere qe Shqiperia te jete vend me nje suksesi te madh ekonomik.

Duke iu pergjigjur interesimit te mediave shefi i qeverise beri me dije se shte nje rast i shkelqyer per te pershendetur te gjithe sipermarresit e pranishem ne kete panair prestigjioz vecanerisht te gjithe sipermarresit shqiptare te cilet duke kombinuar aftesite kurajenmendjemprehtesine dhe kuadrin e shkelqyer te reformave te qeverise kane bere qe Shqiperia te jete nje vend i vertete suksesi te madh.Sukses i cili shkelqen edhe me shume per shkak te reve te shumta qe mbulojne qiellin e ekonomise rajonale evropiane dhe boterore. Ne qofte se do ti referohemi serish qiellit ketu diellin rete nuk e kane zene. Ketu rritja ekonomike vazhdon tha kryeministri.

Rishtas kryeministri nenvizoi se ekonomia shqiptare pati nje rritje prej 62 perqind nga eksportet ne nente muajt e pare te ketij viti krahasuar me nje vit me pare.

Une dua tu garantoj ju se nuk ekziston as edhe nje vend tjeter as edhe nje vend i vetem qe te kete nje rritje prej 62 te eksporteve sic eshte Shqiperia sot sikunder kam kenaqesi se ekonomia shqiptare dhe reformat e Shqiperise po behen gjithnje e me shume te njohura ne Evrope dhe ne bote beri me dije shefi i qeverise.

Ai nuk la pa permendur edhe akuzat per krizen ekonomike ne vend qe sipas Berishes vijne vetem nga zyra e lidershipit te opozites Edi Rama.

Paralel me keto zhvillime kemi doktrinen e trillimit shpifjes dhe nxirjes. Keni konstatuar ju qe e vetmja qender ne Shqiperi ne Ballkan ne Evrope dhe ne bote qe flet per krize ekonomike ne Shqiperi eshte ajo e zyres se kryetarit te PS pasi krizen e tij te brendshme perpiqet ta projektoje ose ta imagjinoje se ekziston ne ekonomi ne shoqeri ekziston kudo por qe ne fakt ekziston vetem ne mendjen e tij deklaroi kryeministri. Shefi i ekzekutivit rishtas i ka garantuar investitoret shqiptare se qeveria do te ndermarre hapa shume te rendesishem gjate dy tre muajve te fundvitit sikunder eshte reforma e inspektorateve njera nga reformat me te rendesishme per tregun e lire dhe ekonomine si dhe finalizimi i modelit te ri te Agjencise se Investimeve te huaja e cila se bashku me ligjin e garancise per keto investimedo ta bejne Shqiperine sipas kryeministrit Berisha vendin me te sigurte ne Evrope per investime.

mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›