E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi në krizë të plotë, nuk shlyen kreditë

bankaBiznesi duket se është futur në një krizë të thellë si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare, sipas të cilave, kreditë e biznesit po përkeqësohen dy herë më shpejt se kreditë e individëve.

Sipas Ministrisë së Financave, vetëm për 9 muajt e parë të vitit të kaluar, kreditë e pashlyera të biznesit u rritën me 5.2 pikë përqindje, nga 2.6 për qind që u rritën ato të individëve, raporton TCH.

Shifrat tregojnë se bizneset janë më problematikët për bankat. Në shtator, kredia e keqe e biznesit arriti sa 26 për qind e totalit, ose gati 10 pikë përqindje më shumë nga ajo e individëve. E shprehur në vlerë diferenca është shumë më e madhe, për shkak se shuma e kredisë së marrë nga sipërmarrjet është deri në tre herë më e lartë nga ajo e familjeve.

Shifrat e Ministrisë së Financave dëshmojnë se kredia e biznesit është përkeqësuar me ritme të shpejta veçanërisht në dy vitet e fundit./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›