E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesmeni Elman Abule në SPAK, merret në pyetje per dosjen “Veliaj”, akuzohet për pastrim parash

Biznesmeni Elman Abule, i vënë në “arrest shtëpie” për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të mërkurë në SPAK.

Ai qëndroi brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për afro katër orë.

Abule dyshohet se ka kryer pastrim parash përmes kompanisë Remetal.shpk.

Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar saktësisht biznesmeni gjatë dëshmisë së tij disa orëshe në SPAK, ndërsa ai refuzoi të flasë për mediat.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›