E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Veç mos kaj”, Basha i përgjigjet Ramës: Çfarë ka veshur Lali Eri, këmishë nate apo burgu?

Pasi kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Elbasani se “Lulzim Basha është i përsosur dhe ka lindur me këmishë nate”, kreu i demokratëve euroatlantikë, ka vendosur sërish që t’i përgjigjet me video.

“Luli nuk evoluon sepse është i përsorur dhe nuk ka çfarë evoluon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumin e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosour. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate. Nuk janë të gjithë kështu, një është ai”, tha Rama teksa zhvilloi një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Elbasanit.

Basha, në videon e postuar në Facebook të cilën e shoqëron sërish me këngën e Unikkatil “Ku t’metën shokt”, i kujton kryeministrit zyrtarët socialistët e arrestuar.

Basha: Veç mos kaj, veç mos kaj Rame! Me këmishë e? Me çfarë këmishe? Këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Ramë? Çfarë këmishë ka veshur lali Eri, po Ilir Beqaj? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin e? Hajde Rame, këmishë vija-vija shokëve, 7×7=313./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›