E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni Pandeli Carapuli sërish në SPAK, në fokus vila në Dhërmi e lidhur me Ballukun

Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Paraqitja e Carapulit lidhet konkretisht me hetimet për një vilë në një kompleks turistik në Dhërmi.

Emri i biznesmenit është përmendur në kuadër të dyshimeve për pastrim parash dhe përfitime të parregullta, që dyshohet se lidhen me procedurat e prokurimit të Albcontrol.

Hetimet e SPAK vijojnë për të sqaruar rrethanat e çështjes dhe lidhjet e mundshme mes pasurive të dyshuara dhe procedurave të prokurimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›