Protesta studentore, dita e 16-të: Studentët marshojnë në Tiranë dhe ndalen para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 16-të, ndërsa të rinjtë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.
Pas marshimit, studentët janë stacionuar përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë vijuar protestën e tyre.
Të rinjtë kanë vijuar prej më shumë se dy javësh mobilizimin, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.