Biznesmeni: Policia më trafikoi gruan e më rrëmbeu fëmijët

Biznesmeni durrsak, Pëllumb Luzi
Biznesmeni durrsak, Pëllumb Luzi, akuzon efektivët.
Prokuroria hesht, disa qendra për gra të dhunuara po përdoren si shtëpi publike
Më 25 qershor 2009, pak para mesnate, efektivët e Durrësit kanë zbarkuar në shtëpinë e biznesmenit durrsak, Pëllumb Luzi. Disa makina dhe furgonë me sinjale policie janë rreshtuar para vilës luksoze për të marrë vetëm një grua dhe tre minorenë, me argumentimin e mbrojtjes nga dhuna e kryefamiljarit. Konkretisht, Majlindën, bashkëshorten e Pëllumbit dhe fëmijët e tyre; Inën 15 vjeç, Kontin 13 vjeç dhe Megin 5 vjeç. Pas 4 orësh, në 03:00 të mëngjesit të 26 qershorit, policia ka rikthyer në shtëpi djalin, ndërsa Majlindën me dy vajzat i ka çuar në një qendër sociale në Elbasan, por pa vënë në dijeni bashkëshortin. Pas 11 ditësh, Pëllumb Luzi ka arritur të gjejë dhe të marrë fëmijët, por jo gruan. Atë e kishin transferuar në një tjetër qendër sociale në Linzë dhe, prej andej, i ka ndryshuar disa herë strehimet. E kanë çuar nëpër vende të destinuara për gratë e dhunuara, por që për Pëllumb Luzin janë shtëpi publike. Një akuzë e rëndë kjo nga ana e tij, por edhe nga dy vajzat e djali.
Sot, 3 vjet pas kësaj historie, fëmijët vënë gishtin mbi funksionarë të lartë të Policisë së Durrësit dhe më gjerë, se janë rrëmbyer, dhunuar dhe izoluar, ndërsa nëna e tyre është vënë nën efektin e drogës, ose edhe është përdorur si punonjëse seksi. Sipas tyre, nëna nuk është dhunuar asnjëherë nga babai, por mbi të gjitha nuk kuptojnë arsyen pse ajo i refuzon ata, fëmijët e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe, dy vajzat dhe djali janë përpjekur që të takojnë nënën e tyre, por nuk janë lejuar asnjëherë nga policia. Sidomos dy të mëdhenjtë, Ina dhe Konti, të cilët vijojnë Kembrixhin në Londër. Të zhgënjyer, tashmë ata kanë kërkuar në Gjykatë heqjen e së drejtës prindërore nga nëna dhe janë të gatshëm të dëshmojnë tmerret që kanë parë nëpër qendrat e strehimit, pengesat dhe sherret me policinë, deri edhe gjuajtjet me armë drejt tyre. Por duke qenë se ata janë ende nën moshën 18 vjeç, historia vjen e treguar nga vetë Pëllumb Luzi, në prani të fëmijëve. Ai ia nis me akuza ndaj Policisë së Durrësit, shumë akuza
Ju e akuzoni Policinë e Durrësit për

Policia e Durrësit me vargun e makinave në vilën e Luzit
Disa vepra penale. Rrëmbim të fëmijëve të mi, keqtrajtim dhe izolim të miturish, përdorim të gruas sime (tashmë i divorcuar) për qëllime trafikimi. I kam çuar në gjyq këta persona të Policisë dhe kam fituar ndaj: Gjelosh Prendit, Avenir Stermasit, Jonida Burbës, Kastriot Karafilit, Ermal Hazizit. Ndërkaq, ditën e rrëmbimit të fëmijëve më janë vjedhur nga ana e punonjësve të policisë 10 milionë lekë të vjetër, si dhe më janë zhdukur shumë sende të tjera me vlerë. Pasi morën familjen time në pragmesnatën e 25 qershorit, djalin ma kthyen rreth orës 03:00, ndërsa për gruan dhe dy vajzat nuk më tregonin asgjë se ku ishin. Atë mëngjes jam thirrur me urdhër të Gjykatës në polici dhe efektivët janë futur në shtëpinë time, gjatë kohës që unë kam qenë atje, duke vjedhur çfarë gjetën. Kanë përdorur furgonin e policisë si taksi për grabitje.
Me çfarë motivacioni ju thirrën në polici?
Më pyetën nëse kisha ushtruar dhunë mbi bashkëshorten.
Kishit ushtruar dhunë?
Jo, absolutisht jo. Ja ku i keni fëmijët dhe mund ti pyesni për çdo gjë.
Por ndaj saj ka pasur një urdhër mbrojtjeje, madje ka ende
Ishte një urdhër i montuar nga Jonida Burba, efektive policie në Durrës, ku në procesverbalin fals të saj ka shkruar se gruaja ime ka tentuar që të hidhej nga makina gjatë kohës që po udhëtonim bashkë.
Pse duhej të sajonte dhunën ish-gruaja juaj, çinteres do të kishte?
Ajo është manipuluar nga profesionistë të Policisë së Durrësit, të cilët e kanë përdorur për të më marrë pasurinë. Ajo është me shkollë 8-vjeçare, shtëpiake, por me shërbëtorë në shtëpi dhe kushte të shkëlqyera ekonomike. Unë i besova asaj 60 për qind të kapitaleve të mia pasurore, me vlerë miliona euro. Duke ditur këtë fakt, bandat policeske të Durrësit, mafiozë të vërtetë me rroba efektivësh, e futën gruan time në kurth femëror, me qëllim vjedhjen e aksioneve dhe pasurisë.
Kush i ka këto aksione sot?
Vazhdon ti ketë ajo.
Atëherë, derisa vijon ti ketë ish-gruaja juaj, do të thotë që askush nuk e ka manipuluar apo e ka përdorur?
Nuk ia morën dot aq thjesht, se çështja u bë publike. Po ashtu, unë ndoqa menjëherë rrugën ligjore për të parandaluar vjedhjen më të madhe që mund ti ishte bërë ndonjëherë një biznesmeni. Në statusin e Shoqërisë sime të biznesit, në aktin e themelimit është një pikë: Asnjë aksionier nuk mund të shesë aksionet, pa u mbledhur Asambleja e Ortakëve dhe pa u propozuar aksionerëve për blerjen apo shitjen e aksioneve. Nuk mund të bëhet asgjë pa qenë unë prezent, gjithashtu pa firmën time.
Ju jeni vetëm dy aksionerë, pra ju dhe ish-gruaja?
Jo, jemi 3 aksionerë. Unë, ish-gruaja dhe babai i saj. Unë jam administratori me 40 për qind të aksioneve, ish-gruaja ka 40 për qind të aksioneve gjithashtu, ndërsa ish-vjehrri disponon 20 për qind. Megjithatë, dihet publikisht se ai biznes është ndërtuar dhe zhvilluar krejtësisht nga unë.
Atëherë, pse i përfshitë ata si aksionerë?
Unë ua kalova aksionet atyre në mirëbesim, si të familjes, sepse shoqëria aksionere kërkon minimalisht 3 aksionerë.
Po ish-vjehrri juaj pse nuk jua kthen aksionet?
Ai është zhdukur në Itali dhe nuk kam asnjë lloj komunikimi prej 3 vitesh. Nuk ia di vendndodhjen.
As me fëmijët e tu nuk komunikon ish-vjehrri, si gjysh që është?
As u vete mendja. Hera e fundit që kam dëgjuar për ish-vjehrrin, ka qenë shtator 2011. Atëherë kur mbërriti në shtëpinë time një urdhër mbrojtjeje, ku urdhërohej djali im që të rrinte larg gjyshërve. Ishte një urdhër që ishte montuar në bashkëpunim me të njëjtin person që mi rrëmbeu fëmijët në vitin 2009, Ermal Hazizin.
Pse djali juaj duhej ti rrinte larg gjyshit?
Sepse djali im, Konti, vetëm 15 vjeç (2011), kishte marrë vesh që gjyshërit e tij ishin kthyer nga Italia dhe ishin me pushime në Durrës. I kishte gjetur se ku janë dhe kishte shkuar që ti takonte. Gjatë bisedës i kishte thënë gjyshit se nuk ishte e drejtë që ti mbante aksionet dhe duhej të mi kthente mua. Fill pas kësaj bisede, për të cilën Konti më ka treguar se ka qenë shumë e qetë, ka ardhur urdhri i mbrojtjes i gjyshit ndaj nipit të vogël. Nuk e di nëse ka ndonjë rast analog të tillë
Pas gjithë kësaj historie, çfarë marrëdhëniesh kanë fëmijët me ju dhe nënën e tyre?
Fëmijët janë më të vuajturit nga gjithë kjo histori, pasi janë izoluar dhe keqtrajtuar nga policia. Ata jetojnë me mua, pavarësisht se dy të mëdhenjtë, pra vajza dhe djali, studiojnë në Angli dhe kemi raport të shkëlqyer. Dhimbja na bëri që të jemi edhe më të bashkuar. Por, ata kanë kërkuar që tu hiqet e drejta prindërore e nënës së tyre për veprimet që ka bërë ajo dhe familja e saj gjatë këtyre viteve. Gjykata mi ka dhënë mua tre fëmijët për rritje dhe edukim, ndërsa nëna e tyre ka të drejtë ti takojë një herë në muaj. Megjithatë, ajo n