E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimet, ne tre vjet 130 milione USD per 23 mije dosje Eglantina Nasi

Kompensimi i kategorise se ish-pronareve dhe asaj te ish-te perndjekurve politike, perben nje nga objektivat kryesore te qeverise per tre vitet e ardhshme. Nje fakt te tille e tregon pesha qe ministria e Financave i ka dhene ketij zeri ne programin paraprak makro-ekonomik per vitet 2012-2015. Konkretisht, ekspertet e ketij dikasteri kane parashikuar qe gjate kesaj periudhe, per te dyja kategorite e lartpermendura te shpenzohen ne total plot 130 milione dollare. Cka do te thote ne terma praktike se ky fond do te vihet ne dispozicion te pagesave direkte, prej te cilave do te perfitojne si ish-pronaret, ashtu edhe ish te perndjekurit. Me tej, dokumenti i lartpermendur i Financave, detajon se shuma e 130 milione dollareve do te sherbeje per te shlyer mbi 23 mije dosje ne total, deri ne vitin 2015. Perkatesisht, jane 3.200 dosje qe i perkasin kategorise se ish-pronareve, te parashikuara per t'u kompensuar me fondin e cituar. Sikunder jane nga ana tjeter, edhe 20 mije dosje te kategorise se ish-te perndjekurve, te cilat ne te njejten kohe do te perfitojne trajtim financiar prej te njejtit fond total prej 130 milione dollaresh. Duke i detajuar me tej, ne periudha me te shkurtra kohore, ekspertet e Financave percaktojne se gjate vitit aktual do te trajtohen ne total 950 dosje te ish-pronareve me nje vlere prej afro 18 milione dollaresh, ndersa kane parashikuar qe te perndjekurit te perfitojne demshperblim financiar ne shumen prej 17 milione dollaresh. Ndersa ne vitin e ardhshem, 2013, per ish-pronaret eshte taksur fondi 13.2 milione dollare, i cili perkon me 940 dosje. Kurse ish te perndjekurit ne vitin 2013, do te perfitojne 20 milione dollare. Per te vijuar me tej me vitin 2014, ku eshte parashikuar qe per 1000 ish-pronare te akordohet fondi i kompensimit prej 15.2 milione dollaresh, kurse ish te perndjekurit do perfitojne 21 milione dollare. Ne fund, gjate vitit 2015, ekspertet e Financave kane parashikuar qe ta permbyllin kete proces kompensimi me shifrat prej 17 milione dollaresh per kategorine e ish-pronareve dhe 22 milione dollare per ate te ish-te perndjekurve. Ne kete menyre, qeveria synon t'i kenaqe te dyja keto shtresa te popullsise, te cilat kane trasheguar nga e kaluara komuniste, probleme me pronat, por ne te njejten kohe edhe me vite te tera denimi apo internimi, per arsye politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›