Biznesmeni grek që priti Berisha, është dënuar në Greqi, por ka një favor, ..vjen nga Qipro
Biznesmeni grek Dhimitris Contominas, i cili u prit sot nga kryeministri Berisha, është i përfshirë në një sërë skandalesh në Greqi. Madje, dy vjet më parë i është ndaluar të dalë jashtë Greqisë dhe është dënuar me akuzën e falsifikimeve dhe përvetësimeve, ndërsa dënimin e tij e ka blerë duke paguar gjobën prej 300 mijë euro.
Ky është biznesmeni që ka takuar sot kryeministrin Sali Berisha, për t’i shprehur interesin e tij për Portin e Vlorës, energjinë e rinovueshme, minierat dhe çfarë ka tjetër në Shqipëri.
Contominas, i cili i ka vënë syrin Portit të Vlorës, u shpreh gjithashtu se fusha e energjisë së rinovueshme është shumë tërheqëse dhe e përshtatshme për portofolin e investimeve te kësaj kompanie. Ai po ashtu shprehu interes dhe për minierat. Tipike për biznesmenët spekulantë, që janë gati të investojnë në ajër, në ujë, në tokë e nëntokë, boll të kenë mbështetjen kryeministrit. Dhe, e kanë një shans.
Kompania e tij është e regjistruar në Qipro, atje ku askush nuk e kupton kush është pronar. Vajza e kryeministrit ka qenë avokate e disa kompanive me bazë atje, që këtu përfaqësoheshin nga Fazlliçi.