Panariti: As grup dhe as negociata me Greqinë

Ai u pyet edhe për marrëveshjen me Greqinë për ujërat detare, duke theksuar se deri më tani nuk ka bisedime me shtetin helen, por nëse do të nisin, negociatat do të zhvillohen në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
"Për marrëveshjen me Greqinë dua të jem i qartë se nuk ka as negociata, as negociatorë dhe as grupe pune. Nëse në të ardhmen do të na duhet të bisedojmë me autoritetet greke kjo do të bëhet në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare", deklaroi Panariti. Ai siguroi se MPJ-ja do të jetë transparente në çdo hap që do të hedhë lidhur me marrëveshjen me Greqinë dhe për këtë ftoi edhe shoqërinë civile që të bëhet pjesë e këtij diskutimi.
Ai tha gjithashtu se dikasteri i tij është në pritje të sqarimeve për incidentin në kufi të gazetarit të Top Channel, të cilit nuk iu lejua hyrja, duke e konsideruar si person me rrezikshmëri. /Start/
2012-08-27 16:41