E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni ne kerkim dhe i arrestuari postuan kokainen nga Bolivia

KOKAINA


Eduart Pelushi ishte autorizuar nga biznesmeni i arratisur per te terhequr dhe zhdoganuar mallin ne emer te tij

Dyshimi i Prokurorise


Dy dite pas bllokimit te kokaines hetuesit konstatojne se pritesi i mallit eshte zhdukur nga Shqiperia


TIRAN- Kontenieri i nisur nga Bolivia me 150 mije ton oriz dhe me 8 kg kokaine te fshehur ne te ishte destinuar per kompanine e biznesmenit D. B i shpallur ne kerkim policor qe prej kapjes se sasise se kokaines ne Yzberisht e cila kishte mberritur nga Bolivia.


Burime te prokurorise thane se i gjithe dokumentacioni i sekuestruar rezultonte ne emrin e ketij personi si prites i mallit. Nderkaq ai vete kishte autorizuar Eduart Pelushin nje tjeter biznesmen qe te priste mallin ne Portin e Durresit dhe me pas ta shkarkonte ne nje bllok pallatesh ne Yzberisht.


Nderkaq burime te hetimit konfirmuan per Shekullin se i arratisuri si dhe i arrestuari Pelushi dyshohet se kane qene ne Bolivi ku kane porositur sasine e mallit dhe me pas duke perdorur ngarkesen me oriz kane fshehur kokainen ne brendesi te saj. Me pas dyshohet se keta persona e kane kryer edhe postimin e sasise prej tete kilograme nepermjet ngarkeses me oriz ne drejtim te Shqiperise.


Te dhenat konfirmohen nga burimet zyrtare te Drejtorise se Policise te cilet shtuan se pritesi i mallit eshte larguar nga Shqiperia ende pa ardhur kontenieri me oriz dhe kokaine. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kontenieri i mbushur me 150 mije ton oriz ishte nisur nga qyteti i Santa Kruzit te Bolivise nga nje person me shtetesi shqiptare me emer fiktiv- thuhet nga burime te grupit te hetimit ne polici.


Pikerisht ky person me emrin e te cilit eshte derguar kontejnieri i mbushur me oriz me destinacion Shqiperine.


Pikerisht sasia e konsiderueshme e orizit qe ndodhej ne kete kontejnier ku edhe ishte fshehur kokaina e paster pritej te terhiqej ne Shqiperi nga biznesmeni D.B. Ky person sipas hetimit kishte aktivitet tregtar import- eksporti qe prej vitit 2004.


Meqenese ai nuk do e priste vete dergesen e nisur nga Bolivia ne Shqiperi autorizoi biznesmenin tjeter Eduard Pelushin te terhiqte ngarkesen nga porti dhe te kryente zhdoganimin e mallit te ardhur per te-thuhet nga burimet e policise.


Sipas ketyre te dhenave mesohet se vete biznesmeni D.B. dyshohet se eshte larguar gjate fundjaves se kaluar nga Shqiperia kohe kur ne portin e Durresit eshte ankoruar anija e ardhur me ngarkesen e tij ne bord.


Anija mberriti ne Durres te shtunen

Te shtunen ne mesdite ne portin e Durresit eshte ankoruar anija qe transportonte kontenierin me oriz dhe kokaine per te cilen te henen ne mengjes me kerkese te te arrestuarit Eduard Pelushi nje nga agjencite doganore kane filluar te interesohen per perpilimin e dokumentacioneve per zhdoganim-thuhet nga burimet duke saktesuar se po kryen te gjitha verifikimet e nevojshme per te konstatuar se ne cilin shtet fqinj biznesmeni D.B. ka kaluar para se te terhiqet malli i ardhur nga Bolivia.


Gjithashtu mesohet po nga keto burime se gjate marrjes ne pyetje pas arrestimit ne flagrance te Eduart Pelushit dhe Ergys Salkut dy te arrestuarit nuk kane dhene ndonje shpjegim per akuzat duke folur ne pergjithesi per veprimet e tyre gjate dites se marte.


Pervec deklarimeve te pergjithshme per pyetjet specifike te prokurorit te ceshtjes Ened Nakuci dhe policise dy te arrestuarit nuk kane preferuar te pergjigjen duke kerkuar pranine e nje mbrojtesi te zgjedhur nga familja ose vete ata.


Masa e arrestit
Dorezohet ne gjykate kerkesa e prokurorise


Prokurori i ceshtjes Ened Nakuci gjate pasdites se djeshme ka dorezuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet kerkesen per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj dy te arrestuarve Eduart Pelushit dhe Ergys Salkut. Sipas burimeve nga prokuroria mesohet se institucioni i akuzes do kerkoje para gjyqtarit te masave Luan Hasneziri vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance dhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg deri ne perfundim te afateve.


Po kjo mase sigurie sipas prokurorise do te kerkohet edhe per personat ne kerkim mes tyre edhe te identifikuarin e policise me inicialet D.B. emrin e te cilit Shekulli e ka siguruar por per arsye hetimore nuk e publikon.


Nderkaq mesohet se gjyqtari Hasneziri do te shqyrtoje kerkesen e prokurorise ne seancen gjyqesore te paradites se shtune prane Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet. Nderkaq gjate paradites se djeshme prane zyres se prokurorit Nakuci eshte interesuar avokati Genc Gjokutaj i cili ishte zgjedhur si mbrojtes nga familja e te arrestuarit Ergys Salku.


PASURITE
Pasurite e te arrestuarve ne siten Antimafias


TIRAN- Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet bazuar ne ligjin Antimafia menjehere pas kapjes dhe bllokimit te sasise se kokaines pak dite me pare ka nisur hetim edhe per pasurite e te akuzuarve.


Sipas burimeve krahas hetimit penal ndaj te arrestuarve dhe te shpallurve ne kerkim tashme ka edhe nje hetim per pasurite e te dyshuarve per trafikimin e 8 kg kokaine nga Bolivia ne Shqiperi. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes sipas te cileve tashme kane nisur edhe verifikimet e pasurive per te dyshuarit e arrestuar Eduart Pelushi e Ergys Salku dhe te biznesmenit me inicialet D.B i shpallur ne kerkim.


Krahas hetimit penal Prokuroria per Krime te Renda ka regjistruar edhe procedimin pasuror ndaj te arrestuarve dhe personave te dyshuar.


Mbi bazen e te dhenave te siguruar nga hetimi pasuror jane ngritur dyshime te arsyeshme se te arrestuarit Eduard Pelushi Ergys Salku dhe biznesmeni tjeter D.B. kane ngritur pasuri nga trafiku i paligjshem i lendeve narkotike-thuhet nga burimet prane Prokurorise se Pergjithshme.


Sipas tyre institucioni i akuzes tashme ka kerkuar me ane te shkresave zyrtare ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR banka te nivelit te dyte dhe zyra te Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme per bizneset dhe asetet e ngritura nga te dyshuarit.


Nderkohe nga ana tjeter Shekulli ka arritur te siguroje nje kopje te ekstraktit te QKR-se per te dyshuarin Eduard Pelushi i cili ka nje aktivitet biznesi me emrin Pesjaka te krijuar ne janar te 2009 dhe me qender ne rrugen Arkitekt Kasemi. Ndersa biznesmeni D.B. rezulton pronari i nje firme te vogel i regjistruar si person fizik po me emrin e tij te hapur qe ne shkurt te vitit 2004 me aktivitet ne tregun industrial te Medresese.


Sipas te dhenave i dyshuari Pelushi ka shoqeri me pergjegjesi te kufizuar me nje kapital prej 100 mije leke te reja. Kjo shoqeri rezulton se ka aktivitet tregtie me shumice e pakice te artikujve te ndryshem ushqimore industriale si dhe import-eksportin e tyre.


Tregti me shumice e pakice import-eksport te artikujve te ndryshem ushqimore veshmbathjesh etj. Ne kete shoqeri Pelushi rezulton se ka 100 per qind te aksioneve.


I dyshuari D.B. rezulton me nje aktivitet te vogel ne emrin e tij me seli prane Medresese. Keto biznese pritet ti nenshtrohen sekuestrimit paraprak deri ne nje vendim te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›