Fshihnin kanabis arrestohen 2 persona

Shkoder 5 nentor NOA - Dy arrestime jane shenuar ne qytetin e Shkodres gjate pasdites se djeshme per vepren penale te Prodhimit e shitjes se narkotikeve.
Sic konfirmojne per agjencine e Lajmeve NOA burimet policore te ketij qyteti i ndaluari i pare eshte Arben Alija 37 vjec te cilit gjate kontrollit te ushtruar ne lokalin qe kishte ne posedim iu gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 17.2 gram lende narkotike kanabis sativa ne gjendje te thare. Po ashtu ne banesen e tij ne qytetin e Shkodres u gjet dhe u sekuestrua edhe nje bime e mbjelle prej tij me karakteristika te ngjashme te kanabisit si dhe disa dege te po se njejtes bime ne gjendje gjysem te thare.
Ndersa i ndaluari i dyte mesohet se eshte Fabjan Qekaci 25 vjec edhe ky banues ne qytetin e Shkodres.
Arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan gjithsej15 doza pluhur ngjyre kremi te dyshuara si lende narkotike kanabis sativa te cilat pasi u peshuan rezultoi si ishin 54 gram.
Materialet ne ngarkim te ketyre dy personave iu kaluan prokurorise Shkodres per veprime te metejshme per vepren penale te Prodhimit e shitjes se narkotikeve.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33703-fshihnin-kanabis-arrestohen-2-personatitleFshihnin kanabis arrestohen 2 personatheme blue nickagjencianoa