Biznesmeni rus hap fabrikën e vodkës në Mal të Zi, merr pjesë edhe Abazoviç: Jo të gjithë janë në sanksione nga Perëndimi

Biznesmeni rus Alexander Machetin, investitor dhe themelues i kompanisë ruse Noblewood Adriatic ka hapur në Mal të Zi fabrikën e “Beluga” e Vodkës.
Machetin ka hapur fabrikën në qytetin e Nikshiqit ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Hapja e fabrikës ruse në Mal të Zi vjen në një kohë kur Rusia është nën sanksione nga Perëndimi për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Fakti që Rusia është nën sanksione nuk do to thotë se të gjitha kompanitë dhe banorët e tyre janë nën sanksione.
Ekziston një listë e kompanive dhe individëve që janë nën sanksione. Ne kemi edhe turistë rusë në Mal të Zi.
Ne nuk mund t’i ndalojmë ata që nuk janë nën sanksione të hyjnë ose të bëjnë biznes në Mal të Zi”, tha Abazovic.
Prodhuesi rus i alkoolit Beluga Group bleu një pjesë të Nikšić Neksan të biznesmenit mjaft të përfolur Miodrag Davidovic në gusht të vit të kaluar, shkruajnë mediat malazeze.
Pronari i Nikshiq Neksan, biznesmeni Miodrag Davidovic është një nga donatorët më të mëdhenj toë Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Ai ka qenë edhe kreu i policisë së Nikshiqit dhe i kriminelit të luftës në Bosnje-Hercegovinë Radovan Karaxhiç.
Gjatë hapjes së fabrikës në Nikshiq, Metchetin njoftoi se në të janë duke punuar më shumë se 200 persona dhe deri në vitin 2025 do të punësohen 400 persona.
Në hapjen e fabrikës morën pjesë zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviç dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe lokalë nga Nikshiq.
/rtsh.al/