Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ministrat e dy qeverive takohen këtë javë, Brnabić: Tensioni po rritet sërish

Ministrat e qeverisë së Serbisë dhe Kosovës do të takohen këtë javë lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve. Lajmin e bëri me dije kryeministrja serbe Ana Brnabić, e cila shprehet se rritja e tensioneve dhe numri i provokimeve janë shqetësuese.
“Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që frikëson dhe shqetëson është se tensioni po rritet sërish. Numri i provokimeve është në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, tha Brnabić, raporton Tanjug.
Ajo ka paralajmëruar se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, të cilit Prishtina po i shmanget në çdo mënyrë, ka 10 vite që e pret.
Gjatë këtij muaji, do të ketë një takim edhe mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ishte kryeministri Kurti sqaroi se ky takim që do të mbahen në Bruksel, vjen në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Kurti ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet e plotë, ndërsa u ndal edhe të çështja e të pagjeturve.
Zëvendëskryeministri për dialog i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak zhvilluan takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
/rtsh.al/