E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenin turk e nxori në kurth ortaku i tij

turkishMediat turke vazhdojnë të gërmojnë për historinë e vrasjes së biznesmenit Omer Satin, me biznese edhe në Shqipëri.

Raportohet se ai është thirrur nga një ortaku i tij për të dalë në takim.

Satin u ka thënë familjarëve se do takonte një mik të tij turk, pronar i një lokali në Hungari. Ai është gjetur i vdekur brenda në makinën e tij, i qëlluar me pistoletë katër herë.

54 vjeçari kishte biznese në Shqipëri, por kishte lidhje edhe me Azerbajxhanin. Policia turke po heton për lidhjet e tij në Shqipëri dhe për ato në Azerbajxhan.

Disa media turke shkruajnë se në fokusin qëndror janë problemet e tij me ortakët në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›