Policia angleze: Kemi shtuar përpjekjet për kapjen e Ilir Kumbaros

Ilir Kumbaro
Policia angleze Scotland Yard bëri të ditur se ka shtuar përpjekjet për të kapur Ilir Kumbaron, ish- drejtuesin e SHISH, të dënuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
59- vjeçari u dënua nga një gjykatë në Tiranë, por arriti të arratisej në Londër, pasi më parë ishte shpëtuar nga një gjykatë e këtij vendi.
Murray Duffin, nga Njësia e Ekstradimeve në Scotland Yard, tha se lajmi i dënimit të tij ka përforcuar përpjekjet për të sjellë Kumbaron përpara drejtësisë.
Kumbaro është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.