E Martë, 3 Nëntor 2026

Bjellorusia alarmon Europën, përfshin “armët bërthamore” në doktrinën ushtarake

Bjellorusia ka alarmuar Europën dhe Ukrainën fqinje me lajmin se mund të përdorë për herë të parë armët bërthamore, vendim që ia lejon edhe doktrina e re ushtarake.

Vendi aleat me Rusinë njoftoi përmes ministrit të Mbrojtjes, Viktor Krenin (o. Khrenin) se ka hapur një “kapitull të ri”.

Bjellorusia kufizohet me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë në veri e perëndim, vende anëtare të NATO-s.

“Është e qartë pikëpamja e Bjellorusisë për përdorimin e armëve bërthamore taktike të stacionuara në territorin tonë. Është hapur një kapitull i ri, ku ne përcaktojmë qartë detyrimet që kemi ndaj aleatëve tanë,” tha ministri Krenin.

Forcat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktive në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por vendi e ka mbështetur Moskën në mënyra të ndryshme përgjatë konfliktit gati dyvjeçar.

Kufiri i Bjellorusisë është vetëm 140 milje nga kryeqyteti i ukrainas dhe trupat ruse në Bjellorusi pushtuan Ukrainën nga veriu gjatë ditëve të hapjes së luftës në shkurt 2022.

Në muajin dhjetor, presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko (o. Alexander), konfirmoi se vendi ka marrë armë bërthamore taktike ruse, të cilat Rusia ka thënë se do i mbajë vetë nën kontroll. 

Të martën, sekretari i Këshillit të Sigurisë në Bjellorusi, Aleksandër Volfoviç (o. Alexander Volfovich) deklaroi se armëve bërthamore ruse në Bjellorusi kanë për qëllim parandalimin e agresionit nga Polonia, vendi anëtar i NATO-s. /The Independent

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›