E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia ndërpret furnizimin e Evropës me gaz

Lukashenko deklaroi se komshinjtë po përballeshin në një “luftë gazi” dhe se ai do rifillonte furnizimin e Evropës vetëm pasi Bjellorusia të marrë pagesat prej 260 milionë dollarësh si taksë për transitin e gazit.

Më herët, Rusia ndërpreu furnizimin e Bjellorusisë me 30 për qind, ngase ajo nuk i kishte kryer pagesën prej 200 milionë dollarësh.

Mosmarrëveshjet mund të ndikojnë në 6, 25 për qind të konsumit të gazit në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian të Energjisë, Marlene Holzner, tha se Lituania, Gjermania dhe Polonia “janë tre vendet e vetme të cilat preken nga ndërprerja e furnizimeve”, por ka një alternativë të furnizimit të tyre përmes Ukrainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›