E Martë, 3 Nëntor 2026

Bjellorusia thotë se ka shanse të mëdha për ‘provokim të armatosur’ nga Ukraina

Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin thotë se ka një “probabilitet të lartë të një provokimi të armatosur” nga fqinji Ukraina, sipas mediave lokale shtetërore.

Khrenin, i cili nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij, i bëri komentet në një takim mbi sigurinë ushtarake me presidentin, Alexander Lukashenko.

“Duke pasur parasysh praninë e formacioneve të armatosura ukrainase në zonat kufitare, ekziston një probabilitet i lartë që të përgatiten dhe kryhen provokime të armatosura në territorin tonë”, thotë ai.

Dje, Lukashenko – i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin – u intervistua në mediat ruse dhe thuhet se u kërkoi të dyja palëve “të ulen në tryezën e bisedimeve” dhe t’i japin fund konfliktit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ndërsa Bjellorusia nuk ka qenë e përfshirë në luftë, Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt 2022 nga toka bjelloruse. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›