E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjeshkët e Dobërdolit, ndër destinacionet alpine më tërheqëse

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Bjeshkët e Dobërdolit në Tropojë, që çdo vit e më shumë tërheq interesin e të pasionuarve pas natyrës.

Bjeshkët e Dobërdolit shtrihen në lartësinë 2200 metra mbi nivelin e detit, në pjesën e sipërme të luginës së Gashit.

Në pjesën e sipërme të luginës gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është liqeni i Dashit, një ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona.

E shtrirë në një peizazh tipik alpin, zona e Dobërdolit ofron një kombinim të livadheve të gjera, kullotave malore, burimeve ujore dhe panoramave të thepisura.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›