Bjordi: Dua që të fitojë Adi. Goni: Adela s‘më ka tradhtuar
Goni: Adela, sipas meje
Jam i bindur që nuk më ka tradhtuar
Jeni shprehur në shtyp se Adela ju
ka tradhtuar…
Kur më është bërë pyetja,
kam thënë që nuk merrem me
thashethemet e njerëzve dhe këtë e
kanë nxjerrë shoqet e Adelës pasi ajo
ka hyrë në "Big Brother", dhe ndoshta
e kanë thënë nga inati. Adela nuk më
ka lënë të kuptoj se më ka tradhtuar.
Kështu që për mua nuk është e vërtetë.
Pra, gjatë lidhjes suaj me Adelën,
ajo nuk ju ka tradhtuar?
Jo, nuk ma merr mendja. Jam i bindur
që nuk më ka tradhtuar.
Kur dëgjuat fjalët që u hapën, çfarë
menduat?
Nuk u lëkunda, i mora si thashetheme.
Si e njihni ju Adelën?
Nuk më takon mua të flas më për
Adelën. Sinqerisht nuk kam më asnjë
lidhje me Adelën, por ajo është tipi
që është. Është vajzë shumë e mirë
dhe e qetë.
Jemi afër finales së një gare. Çfarë
i uroni Adelës?
I uroj Adelës që ta fitojë "Big
Brother"-in dhe këtë e them me gjithë
zemër. Do më bëhej qejfi po ta fitonte.
Janë shkruar shumë gjëra për ju
në gazeta. Çfarë nuk është e vërtetë?
E pavërtetë është që unë jam ndarë
me gjyq nga Adela, por ne kemi qenë
vetëm të fejuar dhe të pacelebruar. Të
pavërteta janë edhe shumë të tjera si:
që jam lidhur me një vajzë tjetër, që
kam lënë punën dhe që kam qenë në
spital, por edhe gjëra të tjera të cilat
nuk më kujtohen. Të them të drejtën,
nuk kam më besim te gazetat.
Ari kundër Mozës?
Ari: "Nuk doja të hyja mes
Mozës dhe Polit" Sori i thotë Arit se ai me Mozën
u afrua shumë. Ari e pohon dhe
shton se e kishte vetë fajin që
ai afrim u zbeh, pasi bëri një
veprim të gabuar dhe Moza iu largua.
Ai tregon se pak a shumë e dinte se si
ishte situata jashtë dhe ndaj insistonte
që Moza të tregonte për lidhjen e saj
me Polin. "Më mirë që ndodhi kështu,
sepse tani e kuptoj situatën", thotë Ari
për faktin e letrës dhe arushit që Poli
ia dedikoi Mozës. Ai mendon se nuk
do donte të ishte i tepërt në një marrëdhënie.
"Nuk doja të krijoja një tjetër
imazh në spektakël", thotë ai dhe shton
se, ashtu siç hyri vetëm, ashtu edhe do
dalë. Sori thotë se Moza është shumë
e thjeshtë dhe e sinqertë, njësoj si një
fëmijë dhe asaj nuk mund t‘i merret
asgjë për keq.
Ari: "Jam i vëmendshëm
ndaj gjesteve"
Ari insiston në fjalët e tij se, qoftë
një fjalë apo mimika kur bisedon me
të, i lë të kuptojë shumë mbi një banor
dhe vlerësimin që ka për të. Ai thotë
se përveç Mozës, edhe Adela ka thënë
disa shprehje të cilat atij i kanë rënduar.
Sori shprehet se tek Ari ka vënë
re diçka ndryshe nga banorët e tjerë. Ai
thotë se nëse Arit nuk i pëlqen reagimi
i ndonjë banori kur flet me të, ai nuk
ia thotë këtë gjë në atë moment, por
e analizon dhe e përdor si shembull
në një bisedë të ngjashme pas disa
ditësh. "Ne i harrojmë ato që themi,
ndërsa Ari jo". Ari e pohon këtë gjë. Ai
shton se marrëdhëniet që janë krijuar
mes tyre, të bëjnë të kuptosh se çdo
situatë e pakëndshme mund të jetë
veç një keqkuptim dhe jo e bërë me
qëllim, por insiston në mendimin e tij
se gjestet apo veprimet më të vogla i
bëjnë përshtypje. Ari tregon për veten
se fakti që ka jetuar vetëm, jo shumë
i shoqëruar me të tjerët, e ka bërë që
të jetë kaq i vëmendshëm ndaj këtyre
gjërave.
Moza: "Ari nuk më pëlqen"
Sori pyet Mozën nëse e bezdis sjellja
e Arit kundrejt saj dhe ajo i përgjigjet
se jo, madje askush nuk e bezdis. Sori
e pyet sërish edhe nëse ajo e pëlqen
sadopak Arin, duke pasur parasysh
disa sjellje të Mozës, që i kanë lënë të
kuptohet kjo gjë, por e përmban veten.
Moza e kundërshton dhe thotë se ai
nuk i pëlqen dhe nëse do t‘i pëlqente
vërtet, nuk do ta mohonte. Sori e sqaron
se po e pyet në kuptimin shoqëror
dhe Moza ia kthen se në këtë formë e
konsideron si një djalë të mirë, njësoj
si të tjerët. Sori i thotë se nëse ajo ka
konsideratë për të, atëherë nuk duhej
t‘i ishte përgjigjur Arit në atë formë,
sepse i la mundësi atij që të kapej në
një pikë me të, edhe nëse ajo ia tha pa
të keq. Moza ia shpjegon se si ndodhi
situata dhe shton se nuk i pëlqen që një
njeri të bëjë shaka kur ajo është duke
bërë një bisedë serioze, ashtu sikurse
ndodhi edhe me Arin.
Ari: "Nga vështrimi kuptohet
nominimi"
Për Mozën, nominimet janë pjesë e
lojës dhe shprehet se nuk do t‘i marrë
parasysh ndonjëherë. Ari i thotë Mozës
se e kuptoi që ajo e ka nominuar, sepse
kur erdhi nga dhoma e rrëfimit të
shtunën, ajo nuk e pa në sy, ndryshe
nga herët e tjera. Ai nuk i kërkon konfirmim
asaj, sepse e di që kjo gjë nuk
u lejohet, por i thotë se është 100% i
sigurt për këtë gjë. Moza i shpjegon se
nuk ishte e mërzitur për këtë gjë, por
për diçka tjetër që iu tha në dhomën
e rrëfimit. Anjeza habitet se si mund
ta ketë kuptuar Ari këtë gjë dhe Sori i
tregon se kjo është bërë si një mënyrë
midis tyre, për ta kuptuar se cili i ka
nominuar dhe cili jo. Ai shton se atë
mbrëmje Ari i kishte thënë Mozës që
të mos e ulte shikimin, duke nënkuptuar
se nuk e kishte problem, pasi kjo
gjë u kuptua prej saj. Anjeza tregon
se ajo vetë nuk e bën këtë gjë, sepse
emocionet nuk të lënë mundësi që të
jesh aq i kthjellët sa disa t‘i shikosh në
sy e disa jo. Sipas saj, asnjë nuk mund
ta ketë kuptuar apo ta dijë me siguri se
kë ka nominuar ajo.
Adela dhe Bjordi,
historia vazhdon
Bjordi vazhdon të jetë i mërzitur
dhe qëndron i vetëm në
kopsht. Ajo i shkon pranë, por
ai e refuzon shoqërinë e saj.
Adela i kërkon që të mos përkëdhelet
kaq shumë dhe i thotë të futet brenda
në shtëpi. Bjordi nuk pranon dhe i
thotë se do ta kalojë natën i vetëm në
kopsht. "Dua të bëj ledhe", përsërit
ai fjalët e Adelës. Adela ia kthen se
ai vërtet po përkëdhelet, sepse i bën
gabimet vetë e më pas mërzitet prapë
vetë. Bjordi i kërkon të largohet nëse
ajo vazhdon t‘i thotë këto fjalë, duke
e bërë të ndjehet keq. Adela i përgjigjet
se ajo përpiqet që sa herë ai nuk
ndjehet mirë, ta bëjë të ndjehet më
mirë. Ajo i thotë se ai nuk e do afër kur
nuk ndjehet mirë dhe se nuk vlerëson
asgjë nga ato që bën ajo për të. "Ti nuk
e ke idenë për çfarë po flet dhe kur
ta kuptosh, do vish të më kërkosh të
falur", ia kthen ai. Bjordi i thotë se ajo e
ktheu bisedën në anën e vet, ndërkohë
që ai ia shpjegoi përse. "Ti më bërtite
për atë veprim, kur nuk e ke idenë se
përse e bëra", i thotë ai. Bjordi i flet disa
fjalë në vesh dhe Adela i thotë se nuk e
dinte që kjo gjë ishte kështu dhe ndaj
u soll në të tillë mënyrë. Bjordi i thotë
se ajo i mendon gjithnjë gjërat keq,
pastaj e pyet se si janë në të vërtetë.
Adela i kërkon të falur dhe largohet,
ndërsa Bjordi vazhdon të qëndrojë i
vetëm në kopsht.
Ari: "Bjordi duhet të dalë në
pah, jo të fshihet pas Adelës"
Ari, duke qëndruar në kopsht me
Qetsorin, i thotë që mendon se të
shtunën do dalin 5 banorë në kandidim
dhe shton: "Do dal unë". Ai,
duke parë Adelajdën, e cila po lahej
në pishinë, i thotë: "Zyshe, gëzoji këto
ditë". Sipas tij, nëse do dilte Adelajda,
do kishin mundësi të shikonin dhe
Bjordin, pasi ai fshihet pas saj. Ajo
e kundërshton, duke i thënë që nuk
ka pse të dalë ajo që Arjani të njohë
Bjordin. Ai shton: "Nëse ikën ti, ai bie
në depresion". Adelajda mendon se
ai i thotë këto gjëra pasi nuk dëshiron
që të dalë Mimoza dhe Qetsori.
Qetsori i thotë Arjanit: "Nëse të pyet
Arbana të shtunën, se kush dëshiron
të dalë nga tre të kandiduarit, çfarë
përgjigje do i japësh"? Arjani thotë që
për të janë njësoj të tre banorët dhe
shton: "Mendoj që Bjordit i bën mirë
java e fundit vetëm". Arsyeja se pse
mendon kështu, është për faktin që
Bjordi duhet të dalë më në pah, pasi,
sipas tij, ai mund të jetë banori që
mund ta fitojë dhe duhet të tregojë
më shumë. Arjani vazhdon e diskuton
për të, duke thënë se çdo banor ka
momente që acarohet, ndërsa ai jo.
Sipas tij, kjo gjë vjen nga fakti që ka
Adelajdën, me të cilën puthet. Arjani
shton: "Ai e amortizon stresin, ndërsa
ne e mbledhim". Ai e shikon Mimozën
si konkurrente të fortë për finale, pasi
ka mbështetjen e Kosovës. Sipas tij, ajo
nuk e meriton të fitojë, pasi ka banorë
të tjerë të cilët e meritojnë më shumë.
Qetsori e mbështet mendimin e tij. Ai
bën shaka me Adelajdën, duke i thënë
që ndërroi mendje dhe uron që të dalë
Mimoza. Sipas tij, për sa kohë Bjordi
qëndron me Adelajdën, ai humb individualitetin
e tij.
Banorët: Lidhja e Adelës
është lojë?
Banorë qëndrojnë në kopsht, duke
diskutuar për jetën brenda shtëpisë.
Arjani thotë që, sipas konceptit të tij,
për të parë se kush është më i miri
duhet të bësh një analizë të vetes
krahasuar me të tjerët. Ai mendon që
është më i miri. Adelajda thotë që ajo
nuk mendon të njëjtën gjë për veten
e saj. Sipas tij, nëse e shikon veten individualisht,
secili mendon për veten
që është më i miri, por individualitetet
duhet të përballen për të kuptuar. Ai
thotë: "Unë nuk jam tendencioz, por
në këto 10 ditë që na kanë ngelur,
mendoj të bëjmë pak debat". Adelajda
është pro debateve, por nuk pranon
kur ato bëhen për jetën private. Ai i
thotë që me hyrjen në "Big Brother",
ajo ka implikuar dhe jetën private.
Ajo thotë që është koshiente për këtë
gjë, pasi si ajo, ashtu edhe Bjordi,
janë të dy konkurrentë. Adi ndërhyn
duke i thënë: "E vetmja gjë që mund
të sulmojnë është fakti që lidhja juaj
është lojë"! Adelajda shprehet e hapur
ndaj një debati të tillë. Sipas saj, çdo
person që vë në dyshim lidhjen e saj
dhe ka argumente, mund të përballet
me të. Qetsori ndërhyn, duke thënë se
nëse nuk ka qenë lojë, kjo do duket
në qoftë se ata do jenë bashkë edhe
kur të dalin jashtë. Arjani mendon
që lidhja e tyre nuk është lojë, por vë
në dyshim jetëgjatësinë e saj, duke e
lidhur me karakteret e tyre. Qetsori
mendon që nuk është keq nëse ata diskutojnë
për këtë gjë. Adelajda i thotë
që është dakord me të, por vetëm nëse
personat kanë argumente. Adi thotë
që loja dyshe është e fortë dhe këtë
gjë e mendojnë të gjithë, pasi është
marrë si arsye nominimi. Adelajda
mendon që kjo formë loje ndihmon
për të ecur përpara, por jo për ta fituar
"Big Brother"-in.
Bjordi, Adelës: "Ti ke dhënë diçka, kurse Moza
vetëm është parë në pasqyrë"
Adela është e shqetësuar se si do përfundojë kjo javë.
Ajo analizon lojën që ka bërë deri tani dhe se çfarë i
ka dhënë publikut, por njëkohësisht edhe atë të kundërshtarëve
të kësaj jave. Ajo mendon se çfarë kishte për të
dhënë, e ka dhënë dhe se misioni i saj mund të ketë mbaruar.
Për Mozën ajo thotë se ka gjithë Kosovën që e mbështet dhe
se kohët e fundit ka filluar të japë më shumë nga vetja. Bjordi,
i cili përpiqet t‘i japë kurajo, i thotë se të paktën ajo ka dhënë
diçka, ndërsa Moza nuk ka dhënë asgjë përveçse ka qeshur e
është parë në pasqyrë, duke i parë gjërat nën këndvështrimin
e një fëmije. Ai mendon se edhe njerëzit në Kosovë nuk do
jenë jo-objektivë, që ta përkrahin
Mozën vetëm se ka lindur aty,
por do përkrahin Adelën për
çfarë ka bërë. "Ti ke vuajtur e po
vuan në këtë shtëpi dhe lodhja
jote do të vlerësohet", i thotë ai.
Adela i thotë se kur dëgjon Bjordin
nga njëra anë, ndjehet mirë,
por kur dëgjon fjalët e Arit që i
thotë se misioni i saj ka mbarur,
i duket sikur asgjë nga ato që
donte të bënte nuk është bërë.
Ajo shprehet se nuk ka ardhur
vetëm për veten, por edhe për
ata njerëz që janë si ajo. Sipas saj,
qëllimi ishte që të ndryshonte
dhe t‘ua përcillte këtë mesazh
edhe të tjerëve, por ka nevojë për
një konfirmim që ia ka arritur qëllimit. Bjordi i thotë se asaj i
duhet një konfirmim nga njerëzit që i qëndrojnë afër, gjë që e
ka marrë, ndërsa për të tjerët nuk duhet të presë, sepse atyre
nuk u intereson kjo që po bën ajo, pasi mendojnë për lojën
e tyre. Për të tjerët që janë jashtë shtëpisë, opinionin publik,
çdo gjë do të duket kur të dalin nga loja.
Bjordi, do të përpiqem që të dalë fitues Adi
Pasi e ka diskutuar me Arin, pak ditë
më parë, Bjordi në sy të Adelës, ia
tregoi edhe Sorit se qëllimi i tij në këtë
pjesë të lojës ishte të nxirrte fitues Adin.
Megjithëse Sori e mbajti veten, ai filloi
larg e larg t‘i bënte pyetje Bjordit në lidhje
me faktin nëse ai e dinte apo jo se Adi kishte
edhe anë negative në karakterin e tij.
Bjordi pohoi se e dinte këtë fakt, por tek
Adi shikonte dhe përqendrohej vetëm te
gjërat pozitive.
Sori, me dinakëri, e pyeste më pas Bjordin,
në lidhje me faktin, nëse Adi i kishte
shprehur ndonjëherë atij altruizmin e vet?
Por Bjordi tha se kjo nuk kishte ndodhur,
megjithatë ai ishte i bindur te strategjia e
tij për ta bërë Adin fitues dhe për të luftuar
për këtë gjë me të gjitha forcat e tij. Sori e
kritikoi më pas Bjordin se kur të rritej do
të ndryshonte dhe do fillonte të ishte më
shumë dyshues ndaj njerëzve dhe nuk do
t‘i shihte kaq të mirë sa i shikon tani në
moshën 20-vjeçare, por Bjordi iu përgjigj
se nëse vërtet do të ndodhte kjo gjë, ai
preferonte të mos rritej.
Reagon nëna e Bjordit, Antoneta:
Nga fitorja nuk hiqet dorë kurrë
Bjordi është shprehur në një nga këto
ditë që dëshiron që Adi ta fitojë BB2.
Cili është komenti juaj për këtë?
Unë mendoj që Bjordi, për natyrë, është
shumë human. E bën nga dashuria e madhe
që ka për Adin. Ai e shikon atë në vështirësi, e
shikon si një djalë të parealizuar dhe mendon
se ai, me kontributin e tij, mund të jetë shumë
i dobishëm në jetën e Adit.
Mendoni se ai është tërhequr nga çmimi
në njëfarë mënyre?
Jo, absolutisht nuk është një tërheqje, çmimi
është çmim. Fitorja e BB do të jetë një nga
kënaqësitë më të mëdha për Bjordin
dhe mendoj se djali im ta duhet
ta fitojë një çmim të tillë. Unë
e shikoj Bjordin si nënë, por
edhe si fanse. Nuk e imagjinoj
që ai do të tërhiqet nga çmimi i
madh pasi di t‘i çojë gjërat deri
në fund. Nga fitorja nuk hiqet
dorë kurrë. Pastaj me fitoren
në dorë, Bjordi mund të bëjë një
vepër bamirësie si të dojë ai, nëse ai
e ndien për të ndihmuar Adin, le ta ndihmojë.
Unë mendoj që Bjordi nuk do të tërhiqet nga
fitorja. Nuk besoj se ka njeri në botë që thotë
nuk dua fitoren. Fitorja është fitore.
Mendon se kjo thënie e Bjordit mund të
jetë një strategji?
Jo, nuk është strategji. Unë e kam parë
te lotët që derdhi Bjordi kur Adi u takua me
të ëmën. Unë nuk mund t‘i gjykoj ata në
marrëdhënien e tyre. Ata kanë ditur t‘i japin
njëri-tjetrit dashuri që të arrijnë në kompromise
të tilla. Nuk mendoj kurrë që Bjordi
është hipokrit.
Po përgjigjja e Qetsorit ishte një strategji?
Jeta na ka treguar që çdo ditë hasim me
zhgënjime dhe këto bëjnë pjesë në rivalitetin
e jetës sonë. Në rrethanat e ndryshme me
persona të ndryshëm nuk arrijmë të vëmë
pikën mbi i. Unë nuk jam kundër Qetsorit.
Do shpresoja edhe unë shumë që Bjordi
të mos zhgënjehej. Fjala e Qetsorit është
një këshillë pa hipokrizi. Ishin fjalë shumë
të pastra të një djali të pjekur. Nuk dua ta
besoj se Qetsori do t‘ia thoshte
ato fjalë Bjordit për shkak të
konflikteve që ka me Adin.
Nuk kam asgjë kundër Adit,
më kuptoni. Natyrisht që
çdo nënë do të dëshironte
të fitonte djali i saj, aq më
tepër kur bëhet fjalë për një
djalë si Bjordi. Do dëshiroja
me shpirt që Bjordi të dinte të
investonte ato para të çmimit në
mënyrën më pozitive, qoftë tek Adi
apo diku tjetër.
Nëse do të kishit mundësi të flisnit me
Bjordin, çfarë do t‘i thoshit?
Sikur të kisha mundësi, do t‘i jepja Bjordit
edhe një herë kurajë për këto ditë që kanë
ngelur, që ta justifikojë veten që publiku ta
votojë dhe të dalë fitimtar. Pastaj si i investon
ato para është mënyra e tij. Bjordi duhet t‘i
japë maksimumin publikut që ta meritojë.
Sokoli, vëllai i Adit, rrëfen: Jam
krenar për kthesën që ka bërë Adi
Jemi drejt të javës së madhe të BB. Tani
besoj se vëmendja juaj është akoma më
e madhe? Po emocionet tuaja si janë?
Emocionet me thënë të vërtetën janë të
mëdha. Për ne, Adi, në çdo ditë apo sekondë
që të dalë, është i fituar, sepse opinionet që
marrim nga njerëzit janë pozitive. 70 mijë
euro është një shumë e kënaqshme por megjithatë,
jo e rëndësishme.
Çfarëdo që të ndodhë,
Adi është i fituar dhe ne
jemi të kënaqur për atë
që kemi kaluar, për atë që
kemi hequr me Adin dhe
për atë që ai ka hequr vetë.
Sipas nesh, e gjitha kjo që
po ndodh është një rilindje
për atë dhe një lindje për
ne. Kuptohet çfarë gëzimi
ka familja kur ndodh një
lindje. Kjo është arsyeja që
jemi të kënaqur. Sinqerisht
nuk e besonim që Adi do të
kthehej në jetë. Ishte si ajo
dega e thatë e një peme që
është e vështirë të ringjallet,
vetëm nëse i bëhet një
transplant.
E kishit menduar se
Adi do të arrinte deri
këtu?
Unë si vëlla, në momentin që Adi hyri në
BB, isha i kënaqur. Më dukej vetja krenar, jo
thjesht se doli në ekran por për kthesën që
Adi bëri. Që në ditët e para në BB, shumë
njerëz më thoshin që Adi do të shkojë deri
në fund, por nuk isha optimist duke parë
që elementet e tjerë ishin të zgjedhur dhe
sepse ata kishin një të shkuar më të mirë se
ajo e Adit. Kjo ishe ajo lloj frike dhe mendoja
se do të isha i kënaqur edhe po të kalonte
gjysmën e ditëve brenda shtëpisë.
Tani që ka ardhur fundi, mendoj
përse të mos jetë në finale dhe
përse të mos dalë i pari. Tani
bëj krahasimin dhe shikoj se
të gjithë janë të mirë edhe
pse rivaliteti mbetet. Mua më
pëlqejnë shumë që të gjithë.
Edhe Qetsori, edhe Ari, i cili
për kohën që ka hyrë sipas
mendimit tim ka treguar vlera
të jashtëzakonshme. Adelajda është
shumë mirë. Për Bjordin nuk gjej dot fjalë
dhe superlativa, pasi për moshën e tij, ka
një zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe është i
përgatitur. Më vjen mirë që ka gjetur gjuhën
e përbashkët me Adin.
Bjordi në fakt ka deklaruar hapur se
mendon që çmimi i madh i takon Adit? Cili
është komenti juaj për këtë?
Jo vetëm tani, por edhe më parë në "grupin
e vet" le të themi se në fakt ata kanë ndenjur
të gjithë, por aty ku pëlqehej biseda, dhe
shoqëria ka ardhur vetvetiu, Bjordi e ka shprehur
simpatinë për Adin. Pikërisht Bjordin e
vlerësoj shumë dhe familja ime gjithashtu.
Kur thotë Bjordi që i takon Adit që ta fitojë,
ne nuk shohim vetëm fjalët por edhe zemrën
e tij. Njerëzit shihen tek paratë, se në rrugë
të gjithë të mirë bëhen, por kur vjen fjala te
paratë…. Na vjen mirë kur e thotë atë fjalë.
Mund të jetë thënia e tij një strategji
për të fituar simpatinë e
publikut?
Unë nuk mendoj fare
për strategji, por që ai ka
zemrën e madhe. Njeriu
mund të thotë shumë
gjëra, por nëse analizohen
të gjitha mendimet dhe
thëniet kuptohet sa të
vërteta i ka. Do të ishte një
strateg shumë i madh po
të luante. Edhe sikur dikush
tjetër të ma ushqejë
këtë arsyetim që Bjordi
e ka thënë për strategji,
nuk do ta besoja, do të
vazhdoja me mendimin
që është një djalë i mirë,
i dashur, inteligjent. Ai
njeri ka gjetur vendin në
familjen tonë.
Ndërkohë Qetsori ka
replikuar me Bjordin, duke thënë që ai nuk
e njeh Adin...
Ku e njohu Qetsori si është Adi? Ku e di ai
sesi është Adi jashtë? Se Adi ka shprehur të
kaluarën e vet nuk do të thotë se nuk është i
vërtetë aty brenda. Qëndrimi i Sorit, për mua,
është vazhdimi i mentalitetit që të tjerët kanë
për ata njerëz që kanë vuajtur si Adi e kanë një
të kaluar si e tija. Edhe ne nuk e dimë si është
Qetsori dhe kushedi si mund të jetë.
E kemi parë Adin këto ditë të merret me
joga? Ushtrohet vazhdimisht?
Në kushtet e shtëpisë, Adi
ka bërë gjithmonë joga. Ai
është marrë me joga edhe kur
ishte në burg. Ndoshta edhe
vetmia në qeli i ka dhënë
spunto. Por të përditshme
ai ka fizkulturën në kushtet
e shtëpisë.
Si i parashikoni ditët që
po vijnë?
Më pëlqeu shumë kur Adi
tha se këto ditë që kanë mbetur t‘i
kalojmë sa më mirë. Ai është indiferent
ndaj parave. Sa për të tjerët po shikoja një
mbrëmje kur Ari që është shumë inteligjent
po thoshte me Sorin që të bëjnë debate. Arjani
është rebel në bisedë, them që ai ashtu do
vazhdojë. Edhe Qetsori, tek i cili kam vënë re
diçka, sipas mendimit tim, pas surprizës së
Adit me nënën e tij, ka rënë në panik pasi ka
parë një lojtar më potent brenda shtëpisë. Por
mendoj se tani e gjithë loja është te nominimi
dhe e shtuna e kaluar e tregoi këtë gjë.
Juna: "Big Brother", një përvojë që
do t‘jua rekomandoja të gjithëve
Juna, a ishte "Big Brother" siç e prisnit?
Padyshim që ishte siç e prisja. Një përballje karakteresh, situatash dhe
mentalitetesh, ku elementi telenovelë, edhe po nuk të nxori fitues, të
garanton arritjen deri në finale.
E vlerësuat si një përvojë që do të donit ta riprovonit?
E vlerësova si një përvojë që do t‘jua rekomandoja të gjithëve. Unë e provova.
Unë hyra aty për të pasuruar përvojën time jetësore me aspekte nga
realiteti i vendit tim, pasi ndieja mungesë informacioni në këtë drejtim.
Desha të eksperimentoja nëpërmjet vetes time, si funksionojnë në një konglomerat
të caktuar social shqiptar disa parime bazë të jetës perëndimore,
si komunikimi i drejtpërdrejtë dhe me përmbajtje, lirshmëria në mendim
dhe veprim, fryma e shëndoshë komunitare, konkurrenca e ndershme dhe
sidomos përgjegjësia për të qenë i dobishëm për të tjerët edhe në kushtet
e konfliktit të interesave me ta.
"Big Brother" për ju ishte më shumë lojë, apo garë drejt 70 mijë eurove?
Për mua BB ishte një eksperiment personal i imi, brenda eksperimentit të
madh social që krijon spektaklin. Eksperimentova me personalitetin tim
dhe konceptet e mia për jetën, duke i vënë ato në një provë të fortë. Një
ndeshje me disa shfaqje të mediokritetit klasik, ku natyrisht do të fitonte ky
i fundit. Kjo u duk qartë nga tre eliminimet e fundit para meje.
Kush ishte miku/mikesha juaj?
Aida, Toni, Arjoni, Sori, Anjeza ishin njerëzit me të cilët unë kisha përputhje
në botëkuptim. Miqësia me ta mund të zhvillohet në ambientet jashtë BB.
Po kundërshtari/ja më e fortë?
Të njëjtët njerëz, po të kishim vazhduar bashkë.
Po të them Adela, çfarë më thoni?
Ajo që në fillim më konsideroi si pengesë në rrugën për te 70 mijë eurot
dhe nuk donte t‘ia dinte fare për vlerat e mia si njeri. Madje u mundua t‘i
minimizonte ato. Është karakteristikë e njohur e atyre që ndjehen automatikisht
inferiorë ndaj dikujt. Mundohen ta bojkotojnë atë pikërisht aty ku
ndjejnë inferioritet. Unë për shembull ndjehesha inferiore ndaj Arit, për sa i
takon pasurisë së fjalëve të ndyra që ai përdorte dhe e bojkotova atë. Adela
u vetëndje inferiore në aspektin etik dhe ndoshta moral dhe u mundua të
më asfiksonte. Nuk m‘u afrua kurrë pranë pianos, si të tjerët, dhe nuk ishte
asnjëherë në gjendje për debat të dyanshëm dhe të shtruar. U pozicionua
kundër meje pa elegancë dhe përdori çdo mjet taktik që kishte në dispozicion
për të realizuar izolimin e mentalitetit që unë përfaqësoja. Kur nuk
ia arriti kësaj, përdori edhe variantin "intelektuali" kundër intelektuales, gjë
për të cilën shfrytëzoi Arianin, i cili ishte i gatshëm të më bombardonte me
fjalë nga më të ulëtat, pasojë e problemeve serioze me identitetin e vet.
Adela di t‘i manipulojë njerëzit me karakter të dobët. Për këtë e ndihmojnë
gropat e thella që ka në tabanin e saj etiko-moral.
A ju duket fajtore, apo viktimë për situatën e saj?
As fajtore, as viktimë. Më duket thjesht autore e situatës së saj unike. Them
"unike", sepse, sipas mendimit tim, ajo nuk i përfaqëson aspak vajzat e
thjeshta dhe fisnike shqiptare.
A mendoni se ajo e penalizon ecurinë e lojës së Bjordit?
Jo. Bjordi po penalizon veten, sepse edhe ai nuk ka qëndrueshmëri etikomorale.
Luhatet keqas midis lojës së tij individuale dhe lojës së përbashkët
me Adelën. Në personalitetin e tij ka kërcitje. Ky personazh ka probleme
serioze me harmoninë e tij brenda vetes.
Çfarë mendimi ju ka mbetur për Arin?
Ai mendim që kam shprehur dhe e kam lënë brenda shtëpisë. Është një lloj
"dandy", por pa bosht. U paraqit shumë pak serioz, për ta marrë seriozisht.
Cilat kanë qenë komentet e njerëzve pasi dolët nga "Big Brother"?
Të më ndjejë zotëria i nderuar, gazetari nga Londra, Muhamed Veliu, të cilin
po e citoj në një mesazh që më ka dërguar. Më duket se në këtë mesazh
përmblidhen shumë bukur opinionet që kam marrë deri tani. Ai shkruan:
"Juna, të falënderoj nga zemra që në javët e qëndrimit në BB u ktheve në
ambasadore të vlerave të të gjithë ne djemve dhe vajzave shqiptare që
jetojmë në Evropë. Ju fituat simpatinë e atyre njerëzve që përfaqësojnë
qytetarinë".
Po prindërit çfarë reagimi patën?
Prindërit i kishte marrë malli për Junën dhe thjesht u çmallën dhe po
vazhdojmë të çmallemi.
Njëri nga opinionistët pati një reagim të ashpër ndaj komenteve tuaja
ndaj Adelës. A mendoni se sot, të mbash anën e Adelës, duket se fiton
më shpejt simpatinë e publikut?
Mendoj që secili duhet të mbajë anën e vet, sipas karakterit dhe personalitetit
të tij.
Sa për "opinionistin" Arjan Konomi, ai u tregua oportunist, duke u bërë
zëdhënës i atij mediokriteti që kam përmendur më lart.
Si do të rrjedhë jeta e Junës tani?
Me atë normalitet dhe impenjim si deri para 4 javësh.
Tipi i Adit, a mund të ishte mashkulli që do të donit ta kishit në krah?
Në asnjë mënyrë. Për mua Adi është vetëm një shakaxhi i zoti, që e mbulon
shumë mirë pjesën e mërzitshme të kohës në BB.
Çfarë do t‘u thoshit atyre që e mendojnë ndryshe nga ju?
E respektoj mendimin e tyre, siç respektoj çdo mendim ndryshe në përgjithësi.
Po fansave?
I falënderoj për përkrahjen që më kanë dhënë dhe dua të shfrytëzoj rastin
për t‘jua thënë me anë të një shprehjeje në një këngë të STING: "Be yourself,
no matter what they say".
ADI
Gjërat pozitive - Synon të ndryshojë.
Gjërat negative - I mungon guximi për konfrontime ballë
përballë.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Ǒkemi Adi! Prapë të
dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke"?
DRITANI
Gjërat pozitive - Mjaft elegant në pamje.
Gjërat negative - Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Të trashëgohesh"!
BJORDI
Gjërat pozitive - Premtues në piano.
Gjërat negative - Bën kompromise të paprincipta.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Kujdes, jeta është e
gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm".
ARJONI
Gjërat pozitive - Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje
dhe i pashëm.
Gjërat negative - S‘ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Falënderoj ‘Big‘-un
që më dha mundësinë të njihesha me ty".
SORI
Gjërat pozitive - Njeri i vullnetit dhe sakrificës.
Gjërat negative - Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Më vjen keq që nuk
t‘u dha rasti të më nominoje".
ANI
Gjërat pozitive - I mirë dhe i dashur.
Gjërat negative - Nuk arrita ta njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Vazhdo siç e ke nisur".
TONI
Gjërat pozitive - I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.
Gjërat negative - Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti
nga të qeshurat.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Lymo, na le pa pa
filxhon".
ARI
Gjërat pozitive - Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.
Gjërat negative - Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Asgjë".
ADELA
Gjërat pozitive - Fotozhenike në fytyrë.
Gjërat negative - Fotozhenike në karakter.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Ti nuk përfaqëson
vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta
në ëndrrat e tyre legjitime".
AIDA
Gjërat pozitive - Vajzë me shumë personalitet
dhe me shumë botë.
Gjërat negative - Nuk arrita t‘ia njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Lum ai burrë që do
të të ketë ty në krah".
MOZA
Gjërat pozitive - Kryefamiljare e zonja.
Gjërat negative - Telefon i prishur.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "E thashë, e the, e tha,
e thamë, thashetheme ke thënë,
e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s‘duhen thënë".
ANJEZA
Gjërat pozitive - Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe
e çiltër.
Gjërat negative - Nuk ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t‘i thoshit? "Të uroj shumë, shumë
fat në jetë".
Arbër Çepani, triumfuesi i "Big Brother 1",
jep vlerësimet për konkurrentët e këtij edicioni
ADI
Vërtetësi - 9
Aktrim - 6
Lojë - 8
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 7
Trajtim të historive personale - 10
Simpati televizive - 9
PAVLINI
Vërtetësi - 8
Aktrim - 5
Lojë - 6
Komunikim - 7
Aktivizim në punë të përditshme - 6
Trajtim të historive personale - 9
Simpati televizive - 8
DRITANI
Vërtetësi - 9
Aktrim - 6
Lojë - 7
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 10
AGONI
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 5
Komunikim - 7
Aktivizim në punë të përditshme - 5
Trajtim të historive personale - 6
Simpati televizive - 8
BJORDI
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 5
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 4
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 9
ARJONI
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 8
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 10
Trajtim të historive personale - 6
Simpati televizive - 9
SORI
Vërtetësi - 7
Aktrim - 8
Lojë - 10
Komunikim - 9
Aktivizim në punë të përditshme - 10
Trajtim të historive personale - 8
Simpati televizive - 10
ERJOLA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 6
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 9
Simpati televizive - 8
LIRITA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 6
Lojë - 5
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 9
Trajtim të historive personale - 6
Simpati televizive - 8
AIDA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 6
Lojë - 7
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 9
MIMOZA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 6
Komunikim - 7
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 9
MESIDA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 6
Lojë - 7
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 8
ANJEZA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 5
Lojë - 7
Komunikim - 7
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 8
JUNA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 7
Lojë - 7
Komunikim - 9
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 9
ANI
Vërtetësi - 9
Aktrim - 4
Lojë - 6
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 7
Trajtim të historive personale - 8
Simpati televizive - 10
ARI
Vërtetësi - 7
Aktrim - 8
Lojë - 9
Komunikim - 9
Aktivizim në punë të përditshme - 6
Trajtim të historive personale - 6
Simpati televizive - 8
ELTONI
Vërtetësi - 8
Aktrim - 6
Lojë - 7
Komunikim - 9
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 7
Simpati televizive - 8
BIKA
Vërtetësi - 9
Aktrim - 4
Lojë - 5
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 10
Trajtim të historive personale - 8
Simpati televizive - 10
ADELAJDA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 8
Lojë - 9
Komunikim - 7
Aktivizim në punë të përditshme - 8
Trajtim të historive personale - 9
Simpati televizive - 9
ZHULJETA
Vërtetësi - 8
Aktrim - 9
Lojë - 9
Komunikim - 8
Aktivizim në punë të përditshme - 7
Trajtim të historive personale - 6
Simpati televizive -
Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe PDF