Carreras, lamtumira e "Tenorit të tretë"
së famshme të "Tre Tenorët" përgatitet të marrë një
çmim karriere në Albert Hall. Këngëtari i madh 62-vjeçar
deklaron se nuk mund të përballojë më kërkesën e
jashtëzakonshme të roleve që kanë qenë vetë jeta e
tij këto 40 vitet e fundit. "Maksimumi që mund të bëj
janë recitalet koncertore, por sa për operat, me ato e
kam përfunduar. Por mund të them se karriera ime
është në fund". Me ikjen e Carreras, Plaçido Domingo,
i vetmi aktiv nga treshja e famshme do të mbetet unik.
Sa për Domingon, ai mund të ketë plotësisht të drejtë
të tërhiqet pas një karriere të jashtëzakonshme dhe të
pasur me punë e suksese si radhë tjetër tenor. Jeta e tij
ka qenë plot ulje e ngritje duke nisur me persekutimet e
Frankos në vitet e para, kur diktatori ia çoi
familjen në cepin tjetër të botës, e deri te
beteja 10-mujore kundër leucemisë e vitet
e suksesit e famës së jashtëzakonshme me
"Tre Tenorët". "Pa u treguar modest mund të
them se Domingo, Pavaroti dhe unë ishim
tenorët më të famshëm të globit dhe kulmin
e popullaritetit e pikën e ngritjes e patëm
në hapjen e botërorit "Italia 90" kur të tre
së bashku kënduam "Nessun dorma". Ne u
përpoqëm që të jepnim maksimumin e aftësive
tona zanore dhe shpirtërore për vite me
radhë. Që nga ceremonia e hapjes njerëzit
u duk qartë se na pëlqenin të treve dhe se
të tre do të ishim të pathyeshëm", rrëfen
Carreras. Deri më sot ai ka dhënë rreth 50
recitale në vit dhe sapo ka nxjerrë në treg një
album të ri me pjesë të famshme operistike,
duke filluar që me "Che gelida manina",
"La Boheme", "La donna e mobile" apo
"Rigoletto". Ndërkohë, ka preferuar të fusë
edhe pjesë moderne, të kohës që kanë fi tuar
sukses. Ndërsa thotë se një këngëtar opere
mund të këndojë muzikë të ndryshme,
edhe pop, është i bindur që një këngëtar i
një rryme të tillë nuk do të këndonte kurrë
muzikë operistike. "Kjo nuk do të thotë që
këta këngëtarë nuk vazhdojnë së provuari
edhe në lëmin e muzikës operistike, por
është shumë e vështirë", thotë mjeshtri
i madh. Sipas tij, ka shumë këngëtarë të
mëdhenj të muzikës pop, që nëse do të
kishin zgjedhur të shkolloheshin për opera
do të ishin bërë vërtet të suksesshëm. "Isha
së fundi në një koncert të Tom Jones në Las
Vegas. Ai është një interpretues me shumë
sharm dhe mund të ishte bërë një këngëtar
i mirë opere, por për t‘u bërë i tillë
nuk i mjafton vetëm zëri. Shkollimi, trajnimi
i vazhdueshëm në këtë fushë është i
domosdoshëm. Operistika është një
fushë krejt tjetër dhe nuk mund
të arrihet perfeksioni pa punë
dhe dedikim të vazhdueshëm.
Pas problemit që pati me leuceminë
dhe luftës shumë të
vështirë me këtë sëmundje, ai
një pjesë të kohës ua kushtoi
edhe përpjekjeve për gjetjen
e mjekimeve për një diagnozë
të tillë të pashpresë.
Për këtë krijoi një fondacion
të posaçëm që mban
emrin e tij dhe drejtohet
nga e bija 30-vjeçare, Julia.
Kur tre tenorët vendosën
që të formonin treshen e
famshme Carreras ishte
në fillim të të 40-tave 6
vjet më i ri se Domingo
dhe 11 më i ri se Pavaroti.
Ai ishte më elegant, me
një pamje më tërheqëse,
stereotipi i një divi të fuqishëm,
por gjithmonë më
pak i famshëm se dy të
tjerët. Shpesh nuk e thërrisnin
as në emër, por
vetëm e quanin "tenori i
tretë". Dhe Carreras ishte
shumë modest duke ua
lënë shpesh gjithë suksesin
kolegëve dhe miqve të
tij. Por kjo modesti e bëri
shumë tërheqës aq sa femrat linin kokën pas tij. Vitet
që kanë kaluar i kanë thinjur fl okët, por ai vazhdon të
mbetet si gjithmonë një burrë shumë i pashëm. Kur e
pyesin për pamjen, Carreras ngre gishtin tregues lart
e thotë: "Është meritë e Zotit". Zoti e shpëtoi edhe nga
kthetrat e një sëmundjeje vdekjeprurëse. Pas kësaj
sëmundjeje, ai ka ndryshuar shumë, aq sa thotë se
tani është tjetër person. "Ishte një mrekulli, nga ato
që ndodhin shumë rrallë. Kur më konstatuan me këtë
sëmundje më thanë se shanset për të jetuar i kisha 1
në 20. Unë menjëherë iu nënshtrova kimioterapisë dhe
bëra një transplant në Seattle. Kur u shërova plotësisht
dhe u riktheva në skenë, atëherë e kuptova se sa i kisha
munguar dhe se sa më donte me të vërtetë publiku.
Sigurisht që jam një njeri me shumë fat, sepse munda
të kaloj një sëmundje të tillë shumë të rrezikshme. Këtë
e kujtoj çdo ditë dhe falënderoj Zotin. Pas shërimit kam
mundësi që të vazhdoj një jetë normale, sikur gjithçka
të kishte qenë një ëndërr e keqe. Për fat nuk kam
asnjë pasojë dytësore dhe munda që të rifilloj sërish
profesionin. Ai ka qenë gjithë jeta e tij dhe Carreras
nuk e kujton dot atë periudhë të jetës kur nuk këndonte.
Si shumë këngëtarë të brezit të tij u ndikua
nga Mario Lanza dhe Caruzo i madh. I ati i tij ishte
mësues shkolle dhe republikan, por nuk mund të
gjente punë në Spanjë, për shkak të diskriminimit të
kundërshtarëve të Frankos nga lufta civile. Kjo ishte
edhe arsyeja që familja e tij emigroi në Argjentinë
për disa kohë për t‘u rikthyer sërish në Spanjë. Jose
për herë të parë mori mësime kënge nga mamaja e
një shoku dhe në moshën 8-vjeçare debutoi për herë
të parë në radion kombëtare spanjolle me arien "La
donna e mobile". Në vitin 1992 u divorcua nga gruaja
e tij e parë, Mercedes. Ai ka qenë gjithmonë hermetik
në lidhje me jetën e tij private, por kur e pyesin për
martesën e dytë me një ish- stjuardesë avionësh austriake
ai shprehet i kënaqur. Me Jttan kanë 3 fëmijë,
ndërkohë që ruan marrëdhënie shumë të mira edhe
me ish-gruan. Kur ishte në spital të dyja i ndenjën
pranë dhe u kujdesën me radhë për të pa asnjë lloj
konflikti. "Sigurisht që edhe unë kam bërë gabimet
e mia dhe shumë gjëra sot do t‘i bëja ndryshe, por
kjo më ka ndihmuar që të bëhem më i mençur dhe
më i matur", thotë tenori. Po a do të ketë "Tre tenorë"
të tjerë pas ikjes së Carreras? Sipas vetë këngëtarit, tani
ka shumë këngëtarë operistikë të mrekullueshëm, por
nuk mjafton talenti dhe fama për të kënduar në grup.
Sipas tij për këtë duhet që këngëtarët ta duan dhe
ndiejnë njëri-tjetrin, përndryshe pa këtë lloj ndjenje
të veçantë, atë që lidhte "Tre tenorët" nuk mund të
ketë as sukses e as jetëgjatësi asnjë lloj ndërmarrjeje.