E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjordi bëhet regjisor i Noizyt

Bjordi Mezini, djali që u bë i njohur te “Big Brother Albania 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë.

Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt mjaft serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarit  Noizy, njofton "Panorama". Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit “No worries”, së bashku me mikun e tij, regjisorin e “Pop Channel”, Erion Bubullima. 

Kësaj here ai vjen për dashamirësit e muzikës së tij me një temë sociale. Ai shfaqet si djali i lagjes, i cili prek përditë hallet e fqinjëve të tij dhe i fton politikanët që të vijnë edhe ata në lagjen e tij të shohin se ç’ndodh. Noizy ka prekur një plagë të rinisë së sotme, siç është varësia nga droga dhe plot probleme të tjera. Edhe klipi thuhet se është realizuar në lagjet periferike të Tiranës, me qëllim që të sjellë në mënyrë sa më të prekshme atmosferën dhe tematikën e këngës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›