Nervat e Fevziut, hit në FB

Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, i cili të enjten zhvilloi emisionin e tij me një tension dhe siklet të madh, është bërë hit ne rrjete sociale.
Ka mjaftuar nje moment i humbjes se qetesise se moderatorit, që në Facebook të kthehet në burim “posterash demotivues”.
Fevziu ka patur të ftuar në program ministrin e Transporteve, Sokol Olldashin përball Artan Lames së Partisë Socialiste. Por të gjithë kanë ngelur të habitur kur në një moment studioja filloi të buças nga zëri i Blendit.
“Pusho, pusho. Pusho ore të them. Mos lëviz fare. Mbylle gojën po të them. Merr vesh ti, apo jo? Ai s’të ndërhyri, ti mos i ndërhy. Ore, dëgjon ti apo jo, pushooooo. Kur të mbarojë z. Olldashi, fillo ti. Po pusho or të them. Po deshe merr edhe shkopin e dil aty bëj oponencë,” transmetojne mediat shqiptare reagimin e moderatorit një moment dobësie, pasi përplasi shkopin e prezantuesit dhe iu drejtua Lames. /Indeksonline/