E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blackburn kërkon shërbimet e Nistelrooyn

Trajneri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, planifikon të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy."Paga të cilën ai e merr te Real Madridi (141.000) nuk është e nivelit tonë. Mirëpo ndoshta ai dëshiron të vijë sërish në Angli dhe të luajë për një pagë më të vogël", ka thënë Allardyce. Javën e ardhshme Nistelrooy mbush 33 vjet, ndërsa ai nuk bën pjesë në planet e administratës së re të Mbretërve dhe largimi i tij do të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›