Wenger: Fabregas nuk do të largohet

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se dyshja e Topçinjve, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Adebayor, nuk do të largohen nga Emirates këtë afat kalimtar. Wenger është cituar nga dy gazetat franceze "L'Equipe" dhe "France Football", i cili fillimisht ka treguar për vendimin e tij që të mos largohet drejt Real Madridit, dhe arsyeja ka qenë se ka dashur të dëshmojë se "mund të fitohet edhe në mënyra tjera" dhe se ai është duke ndërtuar një "skuadër të suksesshme me stil, njohuri, kulturë unikate të lojës dhe me lojtarë të rinj".