“Blackout” në Spanjë! Kaosi në transport komplikon udhëtimin e Interit drejt Barcelonës

Spanja “mbahet peng” nga një ndërprerje e energjisë elektrike. Mëngjesin e sotëm, të hënën, 28 prill, pjesa më e madhe e vendit u errësua për arsye ende të paqarta. Transporti dhe shërbimet janë në kaos, por sporti po paguan edhe pasojat e ndërprerjes së papritur të energjisë elektrike me anulimin e programit të sotëm të Masters1000 në Madrid.
Megjithatë, problemi mund të prekë edhe një ngjarje tjetër: gjysmëfinalen e Champions League të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje mes Barcelonës dhe Interit. Konkretisht, udhëtimi i zikaltërve drejt Katalonjës mund të komplikohet nga kaosi i shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Me rreth 24 orë deri në nisjen e zikaltërve për në Barcelonë, situata e fluturimit drejt Spanjës po evoluon vazhdimisht. Për momentin trafiku ajror nuk është i bllokuar: fluturimet nga Italia drejt Madridit dhe Barcelonës po nisen, por me disa vonesa.
Një situatë që mendohet të zgjidhet deri të martën, pasi distributori spanjoll i energjisë, Red Eléctrica, thotë se rikthimi i energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit mund të zgjasë nga 6 deri në 10 orë: kohë e mjaftueshme për të siguruar një udhëtim të qetë për zikaltërit.