E Enjte, 5 Nëntor 2026

Blair nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

PRISHTINË, 10 qershor/ATSH/ Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është nderuar me “Çelësin e Qytetit” dhe është shpallur qytetar nderi nga Asambleja Komunale e kryeqytetit.

Në fjalën e tij para asamblistëve Blair tha se mënyra më e mirë për të nderuar të kaluarën është duke iu drejtuar të ardhmes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se falë përkushtimit të ish-kryeministrit britanik dhe aleatëve të NATO-s u ndal terrori i forcave pushtuese serbe në Kosovë.

Falënderues ndaj Blair u shpreh edhe kryesuesi i Asamblesë komunale të Prishtinës, Fehmi Kupina.

“Më lejoni që në emër timin dhe kryeqytetit t’iu shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të thella për kontributin tuaj për ne”, tha ai. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›