Blanko: “Largohemi krenarë nga Champions”

Edhe pse fitoi 1-0 kundër Sherifit (gol i Emiljano Vilës në minutën e 19-të), Dinamo i dha fund parakohe ëndrrës për të kaluar një tur në Ligën e Kampioneve, për shkak se kishte humbur ndeshjen e parë në Moldavi me rezultatin 3-1, teksa moldavët progresuan falë rezultatit të përgjithshëm 3-2.
Për Sherifin kjo ishte hera e dytë resht që kualifikohen në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.
Kampionët e Shqipërisë dështuan edhe në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë u eliminuan nga kampionia e Bosnjës, Modrica, pas dy humbjeve: 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në Zenica.
Fatjon Sefa kishte një rast të artë në minutën e 13-të, përpara se Emiljano Vila të shndërronte në gol një goditje këndi të ekzekutuar nga Gjergji Muzaka në minutën e 19-të. Sherifi u kundërpërgjigj me Aleksandër Erokhinm, por pa mundur të mposhtë Isli Hidin. Dinamo zhvilloi një lojë më të mirë, por Sherifi ia doli t’i mohojë rastë të pastra për gol skuadrës shqiptare.
Në takimin e parë, kampionia e Shqipërisë, Dinamo, e ruajti vetëm 50 minuta e barazimin e përkohshëm (1-1) kundër Sherif Tiraspolit, përpara se të mbetej me dhjetë lojtarë e të humbiste 3-1 takimin me kampionen e Moldavisë, në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Për 18 herë kampionët e Shqipërisë golin e vetëm e shënoi patrioti i tij, Lukas Malarkane në minutën e 12-të, vetëm tri minuta pasi ekipi moldav kishte realizuar më anë sulmuesit serb Vladimir Volkov. Malaziasi Bako Nikoliç shënoi golin e dytë për Sherifin në minutën e 62-të, ndërkohë që në minutën e 70-të mbrojtësi brazilian Hoze Nadson shënoi golin e tretë për Sherifin, gol që i dha edhe kualifikimin moldavëve pas humbjes 1-0 në “Qemal Stafa” me Dinamon.
Për blutë, fitorja me Sherifin ishte e 2-ta në 14 ndeshje, ku ka arritur edhe 10 fitore dhe 2 barazime.
Dinamo e kaluar për herë të fundit një tur në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002-2003. Dinamo e drejtuar atëherë nga Faruk Sejdini fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55’, Pisha 56’, Qorri 76’ )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondbi e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4). Dinamos i duhet të fitojë minimalisht 2-0 në takimin e kthimit në Tiranë (20 korrik) për të shpresuar në kualifikimin e turit të tretë, çka është edhe objektivi minimal i presidentit të bluve, Besnik Sulaj, por dhe i trajnerit argjentinas, Luis Manuel Blanko.
Trajneri i Dinamos, argjentinasi Luis Manuel Blanko e ndau emocionet në dy pjesë, në atë të fitores ndaj Sherifit, por dhe në dështimin e objektivit të tij kryesor, kalimin e një turi në Ligën e Kampioneve. “Është një moment që duhet të ndihem krenar. Ekipi u tregua shumë kompakt. Ne na u deshën të shënonim dy gola për t’u kualifikuar, por besoj se me lojën që bëmë e meritonim të shënonim edhe tre gola. Skuadra ishte shumë kompakte deri në minutën e fundit. I demonstruam moldavëve dhe të gjithë atyre që kanë ndjekur ndeshjen në televizion se lojtarët shqiptarë janë të mirë dhe se nuk duhet të frikë asnjë lojtar në Europë. Dolën në fushë si burra dhe si lojtarë të vërtetë. Patëm shumë raste të pastra dhe dominuam në çdo moment lojën. Në këto një muaj e gjysmë që kam punuar me ekipin kam vënë re, se kam lojtarë të mëdhenj në ekip. Kanë shumë për të dhënë pasi kanë teknikë. Falënderoj dhe median që ka mbështetur Dinamon”.
“Sherifi nuk ishte superior”
Trajneri i katërt argjentinas i bluve, shprehu keqardhjen e tij për eliminimin: “Në asnjë moment nuk e ndjeva Sherifin superior ndaj nesh. Unë besoj se ndëshkimi ynë erdha nga 45 minutat e dyta në Moldavi (Dinamo pësoi dy gola dhe Bakaj u ndëshkua me të kuqe). Atje u ndëshkuam nga gabimet tona, dhe jo nga merita e tyre. Dinamo del kokëlartë nga Liga e Kampioneve”
“Do të vazhdoj projektin”
I pyetur, se çfarë do të bënte pas dështimit në Ligën e Kampioneve, Blanko tha: “Deri të hënën lojtarët do të kenë pushim. Kanë punuar jashtë mase fort. Shumë dite me dy seanca stërvitore. Dua të përsëris se do të vazhdojmë punën. Dua ta theksoj se Dinamo sot nuk luajti vetëm me këmbë e kokë, por dhe me zemër. Gjithsesi, kam firmosur një kontratë për një vit. Asnjëherë në jetën time nuk kam firmosur një kontratë vetëm për dy ndeshje. Personi i duhur për të dhënë një përgjigje për këtë do të ishte punëdhënësi im, presidenti i Dinamos (Sulaj)”.
LIGA E KAMPIONEVE
TURI I DYTË ELIMINATOR
EDICIONI 2010-2011
Ndeshja e kthimit
20 KORRIK 2010
Dinamo-Sherif 1-0
Ndeshja e parë
14 KORRIK 2010
Sherif-Dinamo 3-1
Kualifikohet Sherif me rezultatin e përgjithshëm 3-2
DINAMO NË LIGËN E KAMPIONEVE
2009-2010: Sherif (Moldavi)-Dinamo 3-1, 0-1
2008-2009: Dinamo-Modrica (Bosnjë): 0-2, 1-2
2002-2003: Dinamo-Kaunas (Lituani): 3-2, 0-0
Dinamo-Brondbi (Danimarkë):0-4, 0-1
1990-1991: Dinamo-Marsejë (Francë): 1-5, 0-0
1996-1987: Dinamo-Beshiktash (Turqi): 0-2, 0-1
1980-1981: Dinamo-Ajaks (Holandë): 0-1, 0-2
Bilanci: 14 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje
Blanko: “Respektova vendimin e Muzakës”
I pyetur në lidhur me aktivizimin e papritur të mesfushorit Gjergji Muzaka, vetëm pak ditë nga ndarja nga jeta e babait të tij, trajneri Blanko tha: “Ishte një vendim i tij. E vetmja gjë q që u mundova t’i transmetoj ishte se nëse ai dëshironte të luante ai e kishte vendin e tij në formacion, ashtu si po të donte mund të qëndronte në bankinë. Do të respektova çdo lloj vendimi të tij. Nuk e njoh babain e tij, por me atë që kam parë te Muzaka gjatë këtyre ditëve, besoj se me siguri do të ketë qenë një person shumë i mirë. Nëse presidenti do të vendoste për largimin? ”.
Sherifi, Sostnitski: “Të kënaqur me kualifikimin”
Trajneri i Sherifit, Sostnitski: “Jemi shumë të kënaqur për kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve. Ndeshja ishte shumë e vështirë për ne. Ajo ishte e vështirë për dy arsye. Kundërshtari ynë, Dinamo dëshironte të merrte maksimumin nga ndeshja dhe të fitonte. Ishtë një kundërshtar i vështirë. Arsyeja e dytë, kishte të bënte me lojën tonë jo në nivelin e duhur dhe të tregonim vlerën tonë. Luajtëm me topa në ajër dhe nuk arritën të kombinonim. Nuk arritëm të rrezikonim shpesh, duke bërë shumë gabime. Pavarësisht rezultatit të sotëm ne u kualifikuam për në raundin tjetër dhe unë dëshiroj të falënderoj lojtarët e mi”. Kundërshtari i radhës i Sherifit në turin e tretë eliminator është Dinamo e Zagrebit. Sostintski: “Pres shumë rezistencë nga ai ekip. Duhet të përgatitemi shumë seriozisht të dy ekipet për të kaluar në raundin e katërt”.
Sostnitski: “Ngushëlloj sinqerisht Muzakën”
I pyetur nga gazetarët sportivë shqiptarë, se cilin nga lojtarët aktualë të Dinamos do të donte të kishte te Sherifi i tij, Sostniski tha: “Do të doja të kisha disa lojtarë, por ne nuk kemi mundësi për këtë. Mua më pëlqeu Muzaka, të cilin duhet ta ngushëlloj edhe për humbjen e babait të tij”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili