E Diel, 1 Nëntor 2026

Blatter kërkon falje dhe shprehet pro sistemit video


Më në fund Presidenti i FIFA-s Joseph Blatter është bërë i gjallë në lidhje me arbitrimet në Kupën e Botës të cilat kanë ndikuar edhe drejtpërdrejt në rezultat dhe në skuadrat e kualifikuara. Gjykimet arritën kulmin ditën e diel kur është dhënë një gol në pozicion jashtë loje i Argjentinës dhe nuk është dhënë një gol i rregullt i Lampard në ndeshjen Gjermani-Angli. Presidenti i FIFA-s, Blatter i ka kërkuar falje Anglisë dhe Meksikës për gabimet evidente të gjyqtarëve që i kanë dëmtuar në ndeshjet e fazës së një të tetave .Blater ka bërë të ditur se duhet një impakt i ri dhe se përdorimi i teknologjisë në mbështetje të gjyqtarëve në veçanti në linjën e portës do të jetë sërish në vëmendje të Federatës Ndërkombëtare të futbollit në mbledhjen e radhës në korrik në Kardif.
Vetëm dje Blatter, që ka qënë gjithmonë kundër teknologjisë kishte pranuar se ishte në favor të përdorimit të teknologjisë në futboll , por ky instrument duhet të jetë i adaptuar mirë. Për Blatter sistemet që mund të përdoren duhet të jene të thjeshtë dhe jo të komplikuar, por sipas numrit një të FIFA-s për momentin nuk është kështu . "Me një sistem të menaxhaur mirë dhe jo të komplikuar do të isha pro, por sistemet aktuale nuk japin garanci", ka thënë ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›