E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, paralajmërohet fillimi i gërmimeve në varrezën në Rudnicë


Prokuroria speciale për krime lufte në Beograd ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë gërmimi për kërkimin e varrezës në Rudnicë, megjithëse kryetari i komunës së Rashkës, Redenko Cvetic ka paralajmëruar padi në gjykatë nëse nisin gërmimet për zbulimin e rreth 250 trupave të shqiptarëve, që dyshohen të jenë varrosur në vendin e quajtur Rudnicë. Sipas kryetarit të Rashkës, hapja e kësaj varreze të dyshuar mund ta prishë turizmin në këtë qytet në jug të Serbisë. Ai ka shtuar se Prokuroria ka kontaktuar me një prokuror të EULEX-it dhe ka zhvilluar një takim në Beograd lidhur me këtë ngjarje. Vekaric ka mohuar të ketë ndikime apo të jetë dhënë urdhër për ndalimin e zbulimit të varrezës nga presidenti serb Boris Tadic. Ndërsa, EULEX-i thotë se është duke pritur hapin tjetër nga Beogradi dhe mirëpret hapat e Serbisë për të filluar një hetim në këtë vend, si dhe zhvarrime të mundshme nëse konfirmohet të jetë varrezë masive. "është e rëndësisë së veçantë që familjet që kanë humbur të afërmit, të çfarëdo etnie qofshin, të informohen me atë që po ndodhr. Për EULEX-in rasti i Rashkës është shumë i rëndësishëm dhe ne i inkurajojmë autoritetet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjetur të vërtetën", ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›