Bledi Çuçi i kërkon llogari ministrit Toni Gogu për transferimin e Veliajt

Përplasje në grupin parlamentar të PS-së/ Bledi Çuçi i kërkon llogari ministrit Toni Gogu për transferimin e Veliajt
Një përplasje raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Sipas burimeve, Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i është drejtuar ministrit me pyetjen: “Ku e ke letrën e transferimit?”
Pas përfundimit të seancës plenare, Çuçi ka shmangur komentet për atë që ka ndodhur gjatë mbledhjes së grupit socialist. I pyetur nga gazetarët nëse kishte pasur një përplasje dhe nëse i kishte kërkuar dorëheqjen ministrit Gogu, deputeti nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Heshtja e Çuçit ka lënë pa sqarime të mëtejshme raportimet për debatin brenda grupit parlamentar të PS-së lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.a.b