Ergys Agasi nxjerr rrobat nga qelia, transferohet nga Bradasheshi në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i konsideruar si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, është bërë gati për t’u transferuar nga burgu i Bradasheshit drejt IEVP Fier.
Sipas gazetarit Elton Qyno, Agasi ka nxjerrë nga qelia rrobat dhe sendet personale që mbante gjatë qëndrimit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, Policia e Burgjeve po kryen kontrollet rutinë të sendeve personale, përpara se ai të transportohet me furgonin e policisë drejt Fierit.
Qëndrimi i Agasit në burgun e Bradasheshit ka zgjatur vetëm pak kohë. Ai u regjistrua në këtë institucion në fund të gushtit 2026.
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Bradashesh, SPAK ka kryer disa kontrolle në sektorin ku ishte akomoduar Agasi, duke sekuestruar edhe disa telefona.