E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledi dhe Olta për provën e javës

06/03/10 04:57

Bledi dhe Olta janë në dhomë dhe ata bisedojnë për një kohë të gjatë dhe pse është vonë. Bledi do të dijë për historitë e dashurisë që ka patur Olta, por ajo shprehet që nuk do të tregojë sepse ndihet në siklet. Në këtë mënyrë Bledi tregon për disa histori që ka patur dhe ndërmjet tyre që ka qënë i martuar për tetë vjet dhe ndarja nuk ka qënë e lehtë, por gjithsesi ka patur dhe anët pozitive.
Më tej ata flasin dhe për provën e javës. Bledi shprehet se ndarja në grupe e provës ka sjellë dhe një ndarje dhe veçim të anëtarëve të grupeve. Ai tregon që në grupin e tij kanë patur plot ide për krijimin e murit dhe të këngëve që do të vënë për ta prezantuar, dhe kanë rënë dakort. Ndërsa Olta tregon për grupin e saj dhe për mosmarrveshjet që kanë hasur me Rezin. Olta tregon që Rezarta donte të jepte mendime për gjitha lëvizjet që bënin dhe Bledi shprehet që këtu kuptohet se sa është i aftë një njeri të arrijë në kompromise. Olta shprehet se do të ishte dakort që ajo të jepte mendime nëse do të ishte në gjëndje ta bënte, por problemi qëndron në faktin që ajo nuk di dhe do ti mesojë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›