E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri dhe Enxhi nën shoqërinë e njëri-tjetrit

06/03/10 12:10

Miri dhe Enxhi vazhdojnë të bisedojnë dhe ai thotë që aq sa ka folur me të sonte, nuk ka folur të gjithë javën. Ajo i thotë që është efekti Enxhi. Jetmiri thotë me shaka që Enxhi është shumë llafazane dhe ajo e pranon, pasi i thotë që po të fillojë ajo të flasë, Miri do të lodhet. Më pas Enxhi bën kafetë e mëngjesit për të dy. Ata flasin për banorët, të cilët kanë filluar të fshehin shumë sende nga shtëpia dhe ata duhet që ti luten që tu japin ndonjë gjë që i nevojitet. Ai i tregon për provën e javës dhe thotë që nuk e di se si do të kërcejë dhe ndërkohë që të tjerët do të ndjekin koreografinë, ai do të rrijë duke u hedhur sa andej-këndej. Më tej ai kërkon të dijë se si i kalon ditët Enxhi kur është jashtë, dhe ai i tregon axhendën e një dite të zakonshme, i flet për punën në një revistë dhe për njerëzit me të cilët ka kontakte.
Enxhi kërkon të dijë ng Jetmiri përshtypjet e para që ka patur për të dhe çfarë mendon tani. Ai i tregon se kur e ka parë natën e parë të veshur si infermiere, e ka marrë si të mirëqënë këtë fakt dhe është surprizuar kur i është komunikuar që është konkurente e re. Jetmiri thotë se i është dukur vajzë me namuz kur ka parë klipin e saj, ndërsa kur është futur në shtëpi e ka parë duke ndenjur si të lënë pas dore, dhe i ka thënë Erionit që ti afrohen e ti flasin. Madje ai thotë që e ka ndihmuar që ti jepnin cigare pasi ajo nuk kushte dhe nuk kërkonte. Ndërsa tani që e njeh më mirë i duket e bukur, e shkathët, llafazane, e djallëzuar dhe ka energji pozitive. Jetmiri thotë që në zemrën e tij ajo është një shoqe e mirë. Më pas i kërkon Enxhit të vallëzojnë nën tingujt e këngës në sfond. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›