Blegtori, raca “Il e de France”, më e kërkuara nga fermerët në juglindje

Pranë Drejtorisë së Teknologjive Blegoralë në Korçë, vijon puna për mbarëshimin e tufave të deleve “Il e de France”. Kjo është një race e cila ka një prodhimtari shumë të mirë të mishit. Kjo drejtori ka aplikuar një metodë për riprodhimin e këtyre kafshëvë që në maj, me qëllim që në muajt kur dhe tregu ka kërkesën më të lartë për shkak dhe të festave qingjat të jenë gati për shitje.
Në zonën tonë stina e dimrit shoqërohet me rreshje bore ndaj dhe kujdesi për këtë lloj race si dhe për racat që kanë prodhim të lartë qumshti duhet të jetë më i madh. Fermerët duhet ti mbështesin me një koncentrat në masën 300 gr, e cila do ndikojë në rritjen e sasisë së qumshtit por dhe të një pjellorie të mire . Sipas Suraj, fermerët duhet të jenë të kujdesshëm dhe me sëmundjet që ju bien kafshëvë.
“Il e de france” është një race e cila futet me herët në riprodhim, për të realizuar 3 pjellje në 2 vjet, pasi efektiviteti ekonomiko-financiar është riprodhimi I mishit.