E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Grerëza aziatike” dëmton gështenjat

“Grerëza aziatike”, një dëmtues i frutit të gështenjës, i shfaqur prej tri vitesh në Shqipëri, nuk ishte e panjohur në Evropë, madje dhe tek Italia fqinje. Ndaj fermerët këmbëngulin se dëmi mund të shmangej.

Dëmet tek gështenja pranohen edhe nga Drejtoria e Bujqësisë. Andi Bilali drejtor i Shërbimit Veteriner dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se janë marre masat dhe është bërë luftimi në mënyrë biologjike, por rezultati shihet vitet e ardhshme.

Reçi ka një plantacion prej 500 hektarësh me gështenja me një prodhim vjetor mesatar 400- 600 tonë në vit, por këtë vit nuk u arrit të mblidhen as 100 tonë gështenja. E duke patur parasysh se gështenjat sigurojnë 70-75% të të ardhurave të fermerëve të kësaj zone, ky vit cilësohet si ndër më të vështirët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›