E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blen diçka edhe Real Madridi

Real Madridi e ka blerë në minutat e fundit të afatit kalimtar talentin brazilian, Casemiro.

Talenti i Sao Paolos ka arritur marrëveshje me galaktikët për tu huazuar te Reali deri në fund të edicionit, ndërsa madrilendët kanë të drejtën e blerjes nëse Casemiro i bindë ata.

Casemiro është mesfushor 20 vjeçar ndërsa për të ishte shumë e interesuar skuadra e Romës.

Casemiro së pari do të jetë anëtar i skuadrës së dytë të Realit, Real Madrid Castilla ku do të monitorohet nga drejtuesit e Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›