Çudia që i ndodhi Pajtim Kasamit

Pajtim Kasami dje ka qenë emër shumë i përfolur në merkaton italiane. Futbollisti shqiptar, lojtarë i Fulham kishte arritur marrëveshje me skuadrën italiane Pescara. Mënyra se si ështoj ky transfer ishte tejet befasuese.
Klubi italian ka plotësuar dokumentacionin e detyrueshëm online në orën 18.56 por lidhja e dobët e internetit në hotelin ku është vendosur qendra e merkatos, ka bërë që ai të depozitohej pas orës 19:00, duke bërë që të dështonte transferimi i futbollistit.
Agjenti i tij, Mino Raiola është parë duke sharë, duke e quajtur atë hotel si të mallkuar.
Interesante ishte edhe dështimi i portierit të Romës, Stekelenburg. Portieri holandez ishte nisur drejt Londrës me avion pasi kishte arritur marrëveshjen, por që ishte kthyer mbrapa pasi që Roma nuk ka mundur të gjejë zëvëndësuesin e tij./Indeksonline/