E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blen iPad prej druri për 180 dollarë

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 23:30

Kur të blini gjëra është e këshillueshme që së pari t’i shikoni mirë se çfarë jeni duke marrë, në të kundërtën mund të mbeteni shumë të dëshpëruar, por dhe të zemëruar.

Amerikania Ashley McDowell, 22-vjeçare, kishte vetëm 180 dollarë me vete në një parking të “McDonald’s”, kur asaj iu afruan dy persona, të cilët e pyetën nëse dëshiron të blejë një iPad për vetëm 300 dollarë.

Duke menduar se është një objekt i mrekullueshëm që fatkeqësisht kushton tepër para, MekDauell bëri pazar për të blerë iPadin për 180 dollarë, pasi ajo kishte vetëm kaq para me vete.

Derisa shitësit e “sjellshëm” të padit pranuan ofertën e Ashley McDowell, kjo e fundit nuk e kontrolloi konfeksionin në momentin e shkëmbimit, ku më vonë gjeti vetëm një copë druri të dekoruar në detaj.

iPad-i kishte të afishuar në mënyrë ironike një reklamë produktit të Apple nga “Best Buy”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›