E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërcënon Iranin

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 13:30

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka paralajmëruar Iranin për mundësinë e “sulmeve parandaluese” në objektet e tij bërthamore, në qoftë se regjimi i atjeshëm mbetet pranë ambicieve në këtë fushë, por njëkohësisht ka pranuar se një operacion i tillë do të shkaktonte “krizë të madhe”.

“Ambiciet nukleare të Iranit po bëhen kërcënim gjithnjë e më i madh dhe kjo do të mund të rezultonte me sulm ndaj shënjestrave iraniane, gjë që do të shkaktonte krizë të madhe, të cilën Franca nuk e dëshiron me asnjë çmim”, ka porositur Sarkozy në konferencën vjetore të ambasadorëve në Francë.

Ai nuk ka përmendur shtetet të cilat do të mund të merrnin pjesë në këto sulme parandaluese.

“Do të ishte gabim që të nënvlerësohet rreziku nga programi iranian bërthamor”, ka thënë Sarkozy, duke ftuar për ashpërsim të mëtejshëm të sanksioneve ndaj këtij shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›