E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Fevziu: Ja pse humbi Berisha (një nga arsyet është edhe pse si shkoi në studio atij)

Blendi Fevziu-2_1Gazetari Blendi Fevziu, në një shkrim në gazetën Panorama, analizon arsyet e humbjes së Partisë Demokratike.

Sipas tij, PD ishte -5 përqind më 15 prill dhe shkoi në -16 përqind më 11 qershor.

Ndër arsyet kryesore se përse PD humbi, sipas Fevziut ishte imazhi mediatik. Ai gati sa nuk e thotë se arsyeja ishte pse Berisha nuk i shkoi në studio.

Debatuesit e famshëm dhe të frikshëm të PD u zhduken nga studiot televizive, duke i lënë hapësirë kundërshtarit; prania e PD në ekran iu la në dorë një ministreje arrogante dhe konfuze. Berisha vetë u dashurua me stilin e taun holleve që më shumë të kujtonin takimet e Hoxhës gju më gju me popullin, sesa ato të një lideri perëndimor dhe modern. Se ai i shmangu gazetarët me të njëjtin stil dhe me po ato fraza siç kishte vepruar Nano në vitin 2005. Madje arriti deri aty sa klonoi edhe emisione në TV, siç nuk kish ndodhur kurrë këto 23 vjet, dhe që përbëjnë një precedent të rrezikshëm për median, thotë Fevziu.

Në fund të fundit, sipas Fevziut, Berisha humbi sepse kishte ardhur koha të humbiste.

Sepse në politikën pluraliste të pas vitit 1990, ai është pa dyshim lideri më i madh dhe më i rëndësishëm politik. Ai ishte një talent i rrallë që i mundi një nga një konkurrentët që kishte përballë, nga Ramiz Alia te Fatos Nano, dhe nga ky i fundit te Edi Rama në 2009-n. Berisha shënjoi fort këtë çerek shekulli të historisë së Shqipërisë, por edhe fuqitë, edhe talenti, edhe frymëzimi kanë një kufi. Çdo lider, sado i madh qoftë, humb një ditë. Kështu humbi Theçeri, Koli, Andreoti. Nëse gjithçka më sipër Berisha do ta kishte bërë më mirë, ai mund të siguronte një humbje më të ngushtë ose edhe një fitore të zbehtë, por kjo ka pak rëndësi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›