PS merr mandatin e 19-të në Tiranë, mbetet duarbosh Asllan Dogjani. Në Elbasan nuk ndryshon gjë
Mazhoranca e majtë tani ka 85 deputetë, pasi në Tiranë kanë ndryshuar sërish shifrat. E majta ka arritur të marrë mandatin e 19-të, që i shkon Partisë Socialiste. Ky mandat i hiqet ish- deputetit të PS, Asllan Dogjani, që kësaj here garoi për Partinë Demokratike.
Ndërkohë ka përfunduar numërimi në Elbasan, ku mesa duket nuk ka pasur ndryshim rezultatesh. Më përpara pretendohej se e majta mund të merrte mandatin e 9-të, por rezultati duket i fiksuar në 8 mandate për të majtën dhe 6 mandate për të djathtën./ep