E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona, do ndihmë për "Grammy Awards"

Këngëtarja Bleona Qereti, vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë.

Derisa këngët e saj akoma nuk kanë arritur të depërtojnë në tregun amerikan, ajo ka një tjetër formë promovimi si artiste në botën e muzikës amerikane, duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme artistike atje.

Bleona po mendon rreth fustanit që do të veshë në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së shpërblimeve muzikore "Grammy awards".

Për këtë, nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka kërkuar ndihmën e miqve dhe fansave të saj, duke shkruar:
"Të dashur miq, ceremonia e Grammy Awrads po afrohet! Më duhet ndihma juaj në përzgjedhjen e një fustani të mrekullueshëm. Cila është dukja juaj e preferuar e Bleonës në tepihun e kuq? Me dashuri, Bleona"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›