Mbrëmja finale e "The Voice"

Spektakli i talenteve “The Voice” sonte do të shpallë fituesin e tij të dytë pas një maratone të gjatë, plot emocione, ethe dhe konkurrentë të talentuar, të cilët me zërin dhe talentin e tyre kanë mbërthyer para ekranit publikun.
Katër trajnerët, të njëjtët që ishin edhe vitin e kaluar, Alma Bektashi, Elton Deda, Miriam Cani dhe Sidrit Bejleri sot do të provojnë ndoshta të njëjtat ethe si konkurrentët e tyre, pasi sot nuk do të marrin asnjë vendim. Çdo gjë do ta vendosë publiku, i cili me anë të votimit do të zgjedhë edhe fituesin e “The Voice of Albania 2”.
Publiku mund të votojë gjatë spektaklit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, pasi votimi të shpallet i hapur.
Nga Shqiperia dhe Kosova, duhet derguar SMS me emrin e konkurrentit ne numrin 55099, ndersa nga Maqedonia, SMS dërgohet me me kodet: 01 per Jozefinen, 02 per Matejin, 03 per Veneren dhe 04 per Mjellmen, ne numrin 14713. Një sms nga Shqipëria kushton 100 lekë pa TVSH, nga Kosova 1 euro pa TVSH, ndërsa nga Maqedonia 35.4 dinarë (TVSH e përfshirë). Këngëtarët do të këndojnë nga dy këngë veçmas dhe një këngë të tretë duet me trajnerin. Veç kësaj do të ketë edhe një performancë midis vetë trajnerëve. Konkurrentët e “The Voice” kanë rrëfyer për "Mapo" dëshirën për fitore por edhe sesi e shohin njëri-tjetrin dhe kë e vlerësojnë si zërin më të mirë. Matej: Do të doja të luaja live në Tiranë Është i vetmi djalë që ka arritur të shkojë në finale dhe emocionet janë të dyfishta për të. I cilësuar si një vokal mjaft i veçantë, Matej ka ndarë me ne disa nga emocionet por edhe nga rruga e tij e gjatë deri në finalen e madhe. “Gjatë kësaj jave jam ndjerë shumë mirë. Nuk kam emocione. Mendoj se nga ky spektakël kam fituar shumë, pasi është një eksperiencë shumë e mirë dhe e rëndësishme. Tani që është finalja ndihem më i çliruar dhe pa emocione”. Ndërsa pyetjes se çfarë i ka dhënë ky program si këngëtar, Matej i përgjigjet: “Normal që është një ëndërr e realizuar, e cila më solli deri këtu. Jam i lumtur”. Ndërkohë Matej, i cili ka trajner Elton Dedën, kohët e fundit është ftuar në lokalin e këngëtarit ‘Rockstok’ dhe ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e netëve live në kryeqytet. Për çmimin e madh Matej thotë se “jemi të gjithë të mirë. Të shohim votat e publikut, edhe pse çdokush që ta marrë çmimin e parë e meriton tërësisht atë”. Venera: Nuk e kam pritur finalen Venera është konkurrentja e skuadrës së Sidritit, e cila në gjysmëfinale arriti të kualifikohej për natën e sotme në përballjen e vështirë me Lindin. Ajo thotë se pavarësisht gjithçkaje, çfarë ka arritur deri tani është realizimi i një ëndrre. “Jam e emocionuar, me përgjegjësi dhe me pak frikë, por gjithsesi ne kemi punuar shumë. Ndaj për mua është shumë e rëndësishme që kam arritur deri këtu. Në parashikimet e mia nuk e kam futur veten për në finale dhe tani që jam, dua që të fitojë më i miri”. Ndërsa për të preferuarit apo konkurrentët që i sheh si më potencialë Venera ka thënë se në fillim të preferuarit e saj kanë qenë Matej dhe Jozefina. “Unë jam studente e kantos dhe menjëherë pas “The Voice” do të vazhdoj të jem aktive në skenë”, përfundon Venera. Mjellma: Kisha nevojë për “The Voice” Mjellma është një këngëtare e afirmuar, nëse do ta quanim kështu, pasi ajo ka qenë për disa kohë soliste e grupit “Hana Band”. Megjithatë nuk është mjaftuar me kaq. Lidhur me arsyet që e sollën në ‘The Voice’ dhe si e sheh tashmë veten, ajo përgjigjet: “Asnjëherë nuk kam menduar se do të shkoja deri në fazën më të lartë, që është finalja. Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e sigurt në atë që kam punuar, normalisht me përkrahjen e madhe që më ka dhënë Miriami. Nuk mund të them se kush e meriton fitoren pasi mendoj se jemi njëri më i mirë se tjetri, po aq sa ç’jemi edhe të veçantë nga njëri-tjetri. Kështu që le të fitojë më i miri”, – thotë ajo. Ndërsa, përse një këngëtare e afirmuar do të merrte pjesë në një talent-shou, Mjellma thotë se “The Voice” ishte formati perfekt, pasi fokusohet tek vokali dhe trajnerët janë shumë profesionistë. “Kam pasur nevojë për një eksperiencë dhe doja të sfidoja veten. ‘The Voice’ më ka dhënë një eksperiencë shumë të mirë që do ta përdor gjatë”, – përfundon ajo. Jozefina: Ndihem fituese Jozefina është një nga vajzat e Almës, që ia doli të shkojë në finale dhe e sheh këtë shou si një mundësi mjaft të mirë për një karrierë të suksesshme në muzikë. “Kjo javë ka qenë shumë emocionuese, njëkohësisht edhe e lodhshme sepse kemi punuar shumë. Është finalja dhe rritet përgjegjësia, por nga ana tjetër jemi edhe të mërzitur sepse gjithçka po mbaron”, thotë vajza nga Shkodra teksa shton se “The Voice’ më ka ndryshuar komplet jetën, më ka mësuar shumë gjëra që nuk mendoja se do i arrija. Derisa jemi në finale, të katërt jemi të mirë dhe fitues, pavarësisht se fitues do të shpallet vetëm një. Si të fitoj, si mos të fitoj, njëlloj ndihem fituese dhe do të vazhdoj të merrem me muzikë, pasi mendoj se ky spektakël më ka dhënë shumë”, – përfundon Jozefina, e cila është mjaft e kënaqur me atë që ka dhënë në “The Voice”. /Indeksonline/