E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona këndon sa për PD, sa për PS

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ishte e ftuar dje në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore, nga ku e cilësoi atë “Hero Kombëtar”.

Ajo ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër në Konventë ku ka vënë theksin te reformat e ndërmarra nga qeveria, kryesisht në liberalizimin e vizave.

Bleona tha se PD-ja dhe Sali Berisha kanë sjellë ndryshime reale dhe të prekshme për të gjithë shqiptarët.
Ajo tregoi historinë e saj personale me vëllain e saj që pas një aksidenti rreth 10 vjet më parë kishte rënë në gjendje kome. Kengetarja tha se shpëtim i vetëm për të ishte mjekimi jashtë, por marrja e një vize e vështirësonte punën. “Sot, -tha ajo- nuk ka shance të kemi këto probleme dhe vizat nuk mund të kufizojnë mundësitë tonë për kurim, shkollim, art dhe muzikë”.

Por kjo dalje e Bleonës në një aktivitet të Partisë Demokratike vjen vetëm tre ditë pasi ajo mori pjesë në një koncert të PS-se në Peqin, e ftuar nga kandidati për deputet i Partise Socialiste në Peqin, z. Afred Peza. Mediat shqiptare bejne te ditur, se me rastin e 1 majit kandidati i PS-së organizoi një koncert në Peqin ku Bleona performoi me disa këngë.

Ajo ka marrë pjesë edhe më parë në aktivitete të PD-së, ku ka shprehur hapur simpatinë e saj për kryeministrin Berisha. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›