Bleona, turne mediatik në Londër

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e ëndrrës së saj për sukses ndërkombëtar.
Pas publikimit të filmit ku ajo aktron krahas Steven Segal, dhe madje flet shqip, Qereti ka vazhduar me një tjetër paraqitje mediale.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur Britaninë e Madhe për një turne mediatik. Kështu është bërë e ditur në faqet e saj zyrtare në rrjete sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga prapaskena e realizimit të një foto-sesioni për "Flavour Magazine". /Indeksonline/